‘Naimi’ nis fluturimin në mars, tre destinacione me 69 euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se duke nisur nga data 29  mars do të fillojë fluturimet avioni më i ri i Air Albania i cili mban emrin e shkrimtarit dhe rilindasit, Naim Frashëri.

Avioni ‘Naimi’ do të realizojë destinacionet nga dhe për në Pisa, Verona dhe Bergamo duke nisur nga 69 euro, bën me dije njoftimi. Gjithashtu sipas publikimit të Ministrisë në koston e fluturimeve do të përfshihen edhe bagazhet deri në 30 kg pa pagesë ekstra dhe ushqimin në bord të përfshirë në çmim.

“Pas Lasgushit dhe Migjenit, po vjen Naimi, avioni ynë më i ri që do t’ju zbresë në Verona, Bergamo dhe Pisa! Fluturo me Naimin duke nisur nga 69€, me bagazhe deri në 30 KG pa pagesë ekstra dhe ushqimin në bord të përfshirë në çmim. Naimi është avioni yt”-thuhet në njoftim

Të fundit

Parashikimi i horoskopit 19 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Sot mund të ndiheni disi të lodhur. Është e këshillueshme që të shmangni çdolloj konflikti me partnerët në biznes dhe marrjen e vendimeve. Shtyni...

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55 vota. Sipas rezultatit të deritanishëm, Xhaçka...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Lajme të tjera

Web TV