Si u gdhendën në monedha kështjellat e kalatë shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë historisë së emetimit të monedhave e kartëmonedhave si mjete pagese, në sipërfaqen e tyre janë vendosur figura emblematike përfaqësuese të një shteti apo kombi. Të tilla janë edhe monumentet apo urat, kështjellat, kalatë apo sitet arkeologjike, të cilat nga njëra anë synojnë ta bëjnë atë sa më familjare për vendasit, ndërsa nga ana tjetër shërbejnë për të promovuar vendin dhe vlerat e tij tek përdoruesit e huaj.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se monumenteve historiko-kulturore që e kanë shënjuar në mënyrë të përhershme peizazhin e qyteteve tona, duke u bërë pjesë integrale e tyre, u është dhënë vendi i merituar edhe në kartëmonedhat dhe monedhat tona kombëtare. Kalendari 2020 sjell një ndërthurje të tyre, duke ju ftuar në një rrugëtim përmes Shqipërisë, për të vizituar së bashku qytetet e pasqyruara në monedhat dhe kartëmonedhat Lek.

Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, faqja e kalendarit të Bankës së Shqipërisë dedikuar muajit shkurt paraqet varrin monumental të Kapllan Pashës, e pasqyruar në monedhën përkujtimore, pa kurs ligjor, 10 Lekë, emetuar në vitin 2005. Tyrbja e Kapllan Pashës është ndërtuar në fillim të shekullit XIX, supozohet në vitet 1820-1830, dhe bën pjesë në kompleksin e varreve monumentale të xhamisë së parë të Tiranës, e cila u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Të fundit

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë...

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin në Italinë jugore. Pas pushtimeve...

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në...

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg për mosrespektimin e vendimeve të...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Lajme të tjera

Web TV