Studentja shqiptare evakuohet nga Kina, por merr lajmin e keq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studentia shqiptare Silva Doçi, e cila ishte e izoluar në ambientet e kampusit universitar në Wuhan të Kinës është evakuuar me sukses nga qyteti ku coronavirus ka marrë jetën e 213 personave. Studentja ka dalë negative në analizat për virusin nCOV por asaj i duhet të qëndrojë e izoluar edhe 14 ditë të tjera pasi ka udhëtuar me mbi 45 persona të tjerë të evakuuar nga Wuhan.

Dyshimet se ajo mund të jetë kontaminuar gjatë udhëtimit e detyrojnë t`i nënshtrohet një regjimi mjekësor karantine 14 ditor para se të lëvizë lirshëm.

Largimin e saj nga qyteti ku shpërtheu epidemia ka mundësuar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm me Ambasadat shqiptare në Pekin dhe Ankara. Këto institucione kanë punuar intensivisht për të finalizuar me sukses largimin nga Wuhan, të studentes shqiptare Silva Doçi.

Ka qenë marrëveshja me palën turke, e cila pranoi që shtetasja shqiptare Silva Doçi të udhëtojë në avionin ambulant turk.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në një marrëveshje me Ministrinë e Jashtme turke, ranë dakord që Doçi të vazhdonte regjimin 14 ditor në Turqi.  Gjithashtu ministria do marrë përsipër të ndjekë procedurën deri në mbërritjen e saj pranë familjes në Shqipëri./Fjala.al

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV