Të hënën prova për Qeverinë në Prishtinë, paralajmërimi nga Tirana: Viti i ndryshimit ose i protestave masive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albin Kurti ka vendosur të kërkojë votën e Kuvendit për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, ndonëse një marrëveshje nuk është arritur ende me Lidhjen Demokratike. Skenari i kreut të Lëvizjes Vetëvendosje nuk është bërë ende publik, por dihet se ai ka arritur deri më tani dakordësi vetëm me disa parti minoritare.

Ndërkohë, Boiken Abazi, kreu i Qendrës së Vetëvendosjes në Tiranë, paralajmëron se të hënën, vendimi që do të marrë Kuvendi, për ta votuar ose jo Qeverinë e Kurtit pa LDK-në, do kthejë vitin 2020 në vit të ndryshimeve ose në vitin kur do të organizohen protestat masive.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka në dorë të marrë vendim ditën e hënë nëse vitii 2020 do jetë viti i qeverisë së ndryshimeve të qeverisë Kurti 1, apo viti ku do i shtyjë qytetarët të organizojnë protesta masive që do rrëzojnë çdo lloj qeverie të pushtetit të vjetër”, shkruan Abazi.

Sa i përket situatës politike në Prishtinë, negociatat VV-LDK vijojnë ende.

 

Të fundit

Alcaraz fiton maratonën 5 orëshe ndaj Sinner dhe mbron kurorën e kampionit

Pas 5 orësh e 30 minutash lojë, tenisti spanjoll Carlos Alcaraz mundi 3-2 në finale italianin Jannik Sinner, duke...

“Arjan Ndojit iu bë atentat pasi e kërcënoi Rama në Kuvend”

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, shpjegoi arsyen pse i...

Kombëtarja shqiptare mbërrin në Riga për ndeshjen ndaj Letonisë

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar këtë të diel drejt Rigës, Letoni, në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Letonisë, që do të...

Forcë e pashmangshme, Alcaraz fiton Roland Garros me rikthimin më të çmendur në histori

Carlos Alcaraz mbrojti titullin e tij në French Open me një rikthim spektakolar pasi shpëtoi tre pikë ndeshjeje dhe luftoi nga dy sete poshtë...

Shqiptarët, më optimistët në Ballkan, serbët më të dëshpëruarit

Anketa më e fundit e eurobarometrit tregon disa të dhëna interesante në lidhje me perceptimin që kanë qytetarët e vendeve të Ballkanit perëndimor. Anketa zbulon...

Lajme të tjera

Web TV