Akuza e Prençit: Lleshaj të tregojë për vrasjen e Kastriot Reçit

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi ka ngritur një pyetje në formën akuze, kundrejt ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt.

Një akuzë mjaft e rëndë është hedhur

Nga studio e “360 gradë”, Shemsi Prençi ka pyetur ministrin e Brendshëm se kush fshihet pas konfliktit që ka pasur kushëriri i bashkëshortes së tij, ku mbeti i vrarë Kastriot Reçi.

Duhet ta pyesim publikisht ministrin Lleshaj kush fshihet pas konfliktit që ka pasur kushëriri i nuses, i bashkëshortes së ministrit.

Të dalë t’ia thotë publikut ose të zbulojë kush e ka bërë vrasjen. Bashkëshortja e ministrit të Brendshëm është kushërira e të ndjerit, e ish-drejtorit të OSHEE, që ka qenë në konflikt me Reçët.

Ta zbulojë vrasjen zoti ministër, ose të dalë publikisht. Atëherë do të jetë i besueshëm ministri për udhëheqjen e Anti-KÇK, ose është pjesë e saj, tha Shemsi Prençi.