Ali Ahmeti mbështet Kurtin: Te unë do gjesh një partner të sinqertë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas votimit si kryeministër i Kosovës, Albin Kurtin e ka uruar edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Përmes një letre drejtuar Albin Kurtit, Ahmeti shkruan se të BDI, Kurti do të gjejë një partner të sinqertë dhe mbështetje në drejt të realizimit të synimeve.

I dashur Albin, nëpërmjet të këtyre rreshtave desha të të përcjell uratat më të sinqerta nga të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjen Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe të të uroj shëndet, mandat të suksesshëm dhe të mbarë.

Ne jemi takuar shpesh dhe kemi diskutuar gjerë e gjatë duke këmbyer mendime për zhvillimet politike, sfidat dhe qëllimet tona të përbashkëta.

Ti e di se tek unë dhe tek të gjithë ne në Bashkimin Demokratik për Integrim do të gjesh partner të sinqertë dhe mbështetës në drejtim të realizimit të synimeve që i ndajmë dhe përpiqemi ti jetësojmë bashkë.

Duke shprehur konsideratën time të lartë dhe i vetëdijshëm për punët e mëdha që e presin Kosovën dhe rajonin, të uroj maturi dhe mbështetje të gjerë dhe me sinqeritetin më të madh të shtrij dorën e bashkëpunimit dhe përkrahjes”, shkruan në mesazhin e ti Ali Ahmeti.

Të fundit

“Ndoshta një ditë…” Presidenti i ardhshëm i SHBA do jetë i biri i Donald Trump?

Donald Trump Junior, djali i madh i presidentit amerikan, nuk e përjashton një kandidim për Shtëpinë e Bardhë në...

Jennifer Lawrence: Të bëhesh nënë është brutale dhe e mrekullueshme në të njëjtën kohë!

Jennifer Lawrence rikthehet në qendër të vëmendjes në Festivalin e Filmit në Kanë me filmin e saj të ri “Die, My Love”, por këtë...

Europiani U17 në Shqipëri, Presidenti i UEFA-s dhe Duka vlerësojnë organizimin

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, së bashku me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, kanë folur për faqen zyrtare të UEFA-s në lidhje me Kampionatin...

Pako me kokainë të fshehura në dollap, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Dy shqiptarë përkatësisht të moshave 38 vjeçe dhe 25 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë italiane të akuzuar për posedim të lëndëve narkotike...

Sonte finalja e Europa League, Tottenham përballë Man. United për të shpëtuar fytyrën

Sot në mbrëmje Europa League do të shpall kampionen e saj. Një derbi anglez mes Tottenham dhe Manchester Unitedin me synimin për të...

Lajme të tjera

Web TV