Bashës “i bëjnë puç”, i publikojnë foto me të dënuarin për drogë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akuzat e vazhdueshme të demokratëve ndaj Taulant Ballës, kreu i Grupit Parlamentar të PS, për miqësinë që ka me Edmond Begon, ish-i dënuar në Itali për trafik droge, janë rikthyer edhe sot në vëmendje. Bego aktualisht është njeri i lirë dhe është shndërruar në biznesmen, por miqësia që ka me Ballën e ka vendosur shpesh herë në qendër të vëmendjes së opozitës.

Partia Demokratike e përmendi sërish sot Begon në kuadër të paketës “AntiKÇK, të miratuar nga Qeveria, që për qëllim ka goditjen e krimit të organizuar.

Por pak orë pas replikave në distancë, kundërshtarët e demokratëve duket se kanë goditur “fort dhe në shenjë”. Në disa portale është publikuar një foto e Lulzim Bashës në avion, ndërkohë që pas tij qëndron njeriu i akuzuar nga demokratët, Edmond Bego.

Në portalet ku është publikuar fillimisht foto, as teksti i shkrimit nuk është ndryshuar, çka bën të dyshosh se ka dalë nga e njëjta dorë. Për foton thuhet se po qarkullon në rrjetet sociale, por pa dhënë më shumë detaje.

Foto të krijon përshtypjen se Basha dhe Bego janë gjendur rastësisht pranë njëri-tjetrit në avion.

Nisur nga kjo foto, vështirë të besohet versioni që po qarkullon në këto portale se “Lulzim Basha po shoqërohet me Edmond Begon”, pasi nëse do të ishte vërtetë kështu, kjo foto me shumë mundësi nuk do të bëhej publike.

Të fundit

“Sali Berisha është qaraman!” Endri Shabani ka një këshillë për partitë e reja

Kryetari i “Nisma Thurje”, Endri Shabani ka reaguar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare teksa ka komentuar bashkimin e...

Kërcënimet ndaj Osmanit, Prokuroria Speciale nis hetimet për identifikimin e autorëve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar nga lidhje me kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani, teksa njofton se ka autorizuar njësinë përkatëse të policisë që...

Sherre mes tifozëve të Tottenham dhe United, anglezët “kthejnë përmbys” Bilbaon

Mediat spanjolle kanë kritikuar ashpër tifozët e Manchester United dhe Tottenham për shkak se janë “të vështirë për t’u kontrolluar” dhe kanë shkaktuar përplasje...

Biznesi i Donald Trump ndërton një klub golfi me vlerë 1.5 miliardë dollarë në Vietnam!

Kryeministri i Vietnami Pham Minh Chinh dhe djali i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Eric Trump, zhvilluan të mërkurën (21 maj) ceremoninë e hapjes...

Nuk arriti të marrë mandat, Braimllari: Gara në listën e hapur të PS ishte e fortë!

Kandidati i Partisë Socialiste, Endrit Braimllari, foli sot në studion e Neës 24 për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Screenshot_23Ndonëse nuk arrit të fitojë mandatin...

Lajme të tjera

Web TV