Deklarata në emision: “Nesër ka një operacion tjetër nga OFL”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Operacioni Forca e Ligjit” është njësia speciale e cila është ngritur në kuadër të paketës “antiKÇK” dhe sot sekuestroi kompleksin “Golden” në Shijak, në pronësi të familjes Hajri.

Ndërkohë, në emisionin “Open” në Top Channel, Julian Hodaj, zv.ministër i Brendshëm, theksoi se kjo strukturë po përgatitej prej kohësh, por u vonua për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

I pyetur për një “listë të zezë” me 250 subjekte që do të goditen nga “OFL”, Hodaj nuk e mohoi, ndërsa paralajmëroi se nesër do të ketë një tjetër aksion si ai i ndërmarrë ndaj kompleksit luksoz të bandës Hajri.

“Po ka një listë që ka ekzistuar prej kohësh, por nuk ka rëndësi se sa është nurmi në këtë listë. A janë 50, 100 apo 250 nuk ka rëndësi. Nesër do të ketë një tjetër aksion”, tha zv/ministri i Brendshëm.

Të fundit

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00...

Nga pasioni te profesioni: Zgjidhni programin tuaj të studimeve në UBT

Prof. Dr. Fran Gjoka “Natyra nuk është një vend për të vizituar. Ajo është shtëpia jonë.”— Gary Snyder Kjo thënie sublimon lidhjen tonë të brendshme me...

Pushteti që rritet duke “përpirë” gjithçka rreth vetes

RELDAR DEDA - Shqipëria vazhdon ende të jetë e kërrusur nga pesha e aktiviteteve të rrjeteve të narkotrafikut, nga një qeveri e shkrirë qartazi...

Inter humbet 15 milionë euro dhe “fajin” e ka Kristjan Asllani

Kristjan Asllani nuk është në planet e Christian Chivu për sezonin e ri. Shqiptari nuk e ka bindur trajnerin e ri të zikaltërve, ndaj...

“Më kishin paralajmëruar për Endrit Shabanin, por i besova dhe…”

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar sërish zhvillimet e fundit brenda koalicionit me të cilin ai mori pjesë në zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV