Derbi i Milanos, Handanovic pritet të luajë me gisht të thyer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e dielë në Itali do të luhet derbi i madh ai midis Interit dhe Milanit. Kjo ndeshje gjithmonë tërheq tifozë nga mbarë bota, pasi cilësohet si më e rëndësishmja në Serinë A.

Portieri i zikaltërve, Samir Handanovic shpreson të luajë në derbin e Milanos, pasi pritet që të bëjë stërvitje me një dorezë mbrojtëse.

Klubi i Interit njoftoi ditën e hënë se slloveni ka thyer gishtin e vogël të dorës së majtë, si dhe shtoi se pritet të mungojë në disa ndeshje.

Ndërkohë medie të shumta italiane raportojnë se Handanovic mund të mos marrë pjesë në tre deri në katër javë. Megjithatë vetë 35-vjeçari dëshiron me çdo kusht që të marrë pjesë në derbi, ndaj dhe do vazhdojë stërvitjen me skuadrën.

“La Gazzetta dello Sport” bën me dije se Handanovic do të stërvitet me një dorezë mbrojtëse në ditët në vijim për të provuar nëse mund te jetë në gjendje të luajë./Fjala.al/

Të fundit

I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali, blindohet kufiri

Një i burgosur që sipas mediave greke është shqiptar, u arratis nga Klinika Kirurgjikale e Spitalit të përgjithshëm në...

APL kërkon shfuqizimin e disa neneve në Kodin e ri Penal

Në një kohë kur ekonomia kërkon stabilitet dhe tregu i lirë duhet të funksionojë pa pengesa, Kodi i ri Penal po sjell debate të...

Tedi Blushi: 251 kriminelë të lirë, Ilir Meta në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për shtyp ka theksuar se mosekzekutimi i 251 urdhër-arresteve të lëshuara nga...

25 sanitare të spitalit psikiatrik të Vlorës: Kemi dy muaj pa marrë rrogën

Sanitaret e Spitalit Psikiatrik në Vlorë kanë dalë në protestë për mungesën e pagës prej dy muajsh ndërsa kanë deklaruar se do të sabotojnë...

1940 – “Dita më e vështirë”: Kur qielli mbi Britani vendosi fatin e Evropës

Më 18 gusht 1940, ndodhi ajo që më vonë do të njihej si “Dita më e vështirë” (The Hardest Day) – një nga përballjet...

Lajme të tjera

Web TV