I penduari zbërthen lëvizjet e bandës: Trupin e Jan Prengës ia dorëzova Altin Hajrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festim Bexhdilit i është ofruar nga prokuroria statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë në çështjen Hajri, ku autoritetet janë fokusuar kryesisht në gjetjen e trupit të shtetasit Jan Prenga. Bexhdili është personi që nxori trupin e pajetë të 49-vjecarit nga bodrumi i resortit luksoz “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit.

Viktima u rrëmbye në Kamëz dhe u rrah për vdekje.

Burime policore thanë për “News 24” se Bexhdili fillimisht nuk pranoi të fliste, por kur përpara iu vunë pamjet filmike të kamerave të sigurisë, ku shfaqej edhe vetë, vendosi të rrëfehej. I arrestuari ka pranuar para hetuesve se është i punësuar si kopshtar në “Golden”, dhe pasditen e 17 janarit, pronari i kërkoi të nxirrte nga kompleksi trupin e pajetë të një personi.

Ai shpjegon se u largua me një furgon të bardhë dhe disa kilometra nga resorti, trupin e pajetë ia dorëzoi Altin Hajrit dhe një pjesëtari të familjes Doçi nga Shkodra. Më pas, ai thotë se u rikthye në resort dhe dorëzoi furgonin. Dëshmia e Bexhdilit konsiderohet një provë e fortë dhe për këtë shkak prokuroria i ka ofruar statusin e bashkëpunëtorit, përderisa deri në gjetjen e trupit, është e vështirë që ndaj të dyshuarve të ngrihet akuza e vrasjes.

Prokuroria është në kërkim të Ardian dhe Artan Doçit, të cilët dyshohen për zhdukjen e trupit të pajetë të pengut. Rrëmbimi i Jan Prengës u urdhërua nga një kartel kriminal, pasi vëllai i pengut, zhduku në Britaninë e Madhe një sasi të madhe kokaine në Ekuador.

Pas kësaj, Gentian Doçi, nga Shkodra, dhe Dritan Rexhepi, i cili ndodhet në burg në Ekuador, kanë kontaktuar me familjen e Jan Prengës dhe u kërkuan atyre ta detyronin Astritin të kthente mallin.

Lexo edhe :  Cërrik, 65-vjeçari mbytet në kanalin vaditës

Dritan Rexhepi i ka premtuar Ndrekë Prengës, i cili ndodhet në burg në Angli, se do t’i lironte vëllanë, sapo t’i kthenin drogën. “Po ju jap besën, ktheni pjesën tuaj se do lirohet pengu”, i premton Rexhepi – vëllait të 49-vjeçarit.

Pasi Astrit Prenga u ktheu sasinë prej 106 kg kokainë dhe shumën prej 700 mijë paund disa shtetasve nga Polonia, që i kishte çuar Rexhepi dhe Doçi, Ndrekë Prenga e ka kontaktuar sërish vlonjatin për t’i liruar vëllain, por ai i është përgjigjur se i kishin dalë nga fjala, pra ndihej i prerë në besë.

Për këtë, Rexhepi i ka treguar emrat e rrëmbyesve të vëllait dhe ka implikuar direkt Gentian Doçin, Korado Genjështen dhe Martin alias Gentian Bleta. Me këtë të fundit, Dritani ishte njohur në vite më parë në një burg në Itali. (BW)

Të fundit

Arrestohet Meriton Mjekiqi, përfundon në pranga dhe vëllai i tij

Prezantuesi Meriton Mjekiqi, është arrestuar së bashku me të vëllanë e tij, Rinorin. Siç dihet, ngjarja ka të bëjë me...

Me qira për 20 vjet/ Ambientet që do t’i jepen privatit në Kalanë e Lëkurësit dhe Rozafës

Në Kalanë e Rozafës në Shkodër dhe atë të Lëkurësit në Sarandë është parashikuar që të kalojnë tek privati për një shfrytëzim me qira...

“Në anën e duhur të historisë?”

Nga Auron Tare Avioni im donte edhe disa orë të nisej. U ula në një ndenjëse të lirë, nxora një libër nga çanta e shpinës...

Tronditet futbolli Italian/ Ish-mbrojtësi i Fiorentinës i jep fund jetës

Bota e futbollit italian është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të ish-mbrojtësit të njohur Celeste Pin. Legjenda e mbrojtjes së Fiorentinës u gjet...

Në hetim për korrupsion dhe pastrim parash, SPAK i komunikon sot akuzat edhe Ajola Xoxës

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e shoqëruar nga...

Lajme të tjera

Web TV