Integrimi në BE, Meta vlerëson gatishmërinë e Presidentit Europian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme që Parlamenti Europian i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Presidenti Ilir Meta e ka bërë këtë vlerësim gjatë takimit që ka pasur sot me Presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli.

Në këtë kontekst Meta ka thëne se e ka mirëpritur takimin e organizuar së fundmi nga Sassoli me kryetarët e Parlamenteve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe angazhimet e përbashkëta të shprehura në konkluzionet e këtij takimi të nivelit të lartë.

Gjatë takimit, Presidenti i Shqipërisë, ka theksuar rëndësinë që kanë sundimi i ligjit dhe dialogu gjithëpërfshirës e jo-konfrontues në zbatimin e prioriteteve që lidhen me çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE, si dhe për arritjen e standardeve europiane të një demokracie parlamentare.

Ndërkohë Kreu i Shtetit ka mirëpritur gjithashtu gatishmërinë e shprehur nga Presidenti Sassoli për të ndihmuar në tejkalimin e krizës, çka do të çonte në një zbatim më të shpejtë dhe të besueshëm të 9 prioriteteve të Bundestagut.

Nga ana tjetër Presidenti Meta ka përshëndetur edhe angazhimin për të rritur besueshmërinë dhe efikasitetin e procesit të zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor, përmes një qasjeje më demokratike, më transparente, dhe më pranë qytetarëve.

 

Të fundit

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni...

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Lajme të tjera

Web TV