Kompania publike Albpetrol do të shesë 31 mijë ton naftë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albpetrol, kompania publike e nxjerrjes së naftës në vend ka njoftuar shpalljen e një ankandi për të shitur 31 mijë tonë naftë. Ky është ankandi i parë i këtij viti dhe sasia e naftës i përket prodhimit të bërë vitin e shkuar në pjesën më të madhe të tij. Ky ankand vjen pas atij të majit të vitit të shkuar kur kompania nxorri në shitje 75 mijë tonë naftë për të cilën arkëtoi rreth 30 milionë dollarë nga kompania “Al Global Oil” oferta e së cilës u shpall fitues. Albpetroli  zhvillon aktivitetin e nxjerrjes së naftës në vendburimet Ballsh-Hekal, Kuçovë, pjesën Jugore të vendburimit Patos –Marinëz, Karbunarë , Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë.

Lidhur me ankandin e ri Albpetrol bëri me dije se kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë ofertat deri në datë 6 shkurt ndërkohë që duhet të kenë parasysh kushtet e caktuara lidhur me ofertën e ankandit. Kështu çmimi minimal fillestar për njësi është: 75.37 % e Çmimit Brent + K. Në pikat e lëvrimit: Çmimi minimal fillestar për njësi është: 75.37 % e Çmimit Brent – 2.49 USD/bbl + K.

Sipas shpjegimit  75.37 % është koefiçenti i cili përfaqëson karakteristikat mesatare të naftës (pesha specifike, aciditeti i naftes, % e squfurit). Brent është çmimi në USD/bbl i Brent i Platts, i publikuar në Buletinin e Prokurimit Publik. Ndërsa 2.49 USD/bbl kosto mesatare totale (transport, magazinim, stokim, analizim produkti, sigurim). Në finale  K- eshte vlera USD/bbl e ofruar nga ofertuesi mbi çmimin minimal të shitjes të përllogaritur nga formula (K≥0).

Vendndodhja e naftës brut: Albpetrol sha Patos: Në pikat e lëvrimit Stacioni Usoje, Stacioni Visoke, Stacioni Gorisht, Stacioni Zharrëz, Stacioni Kuçovë, Stacioni Amonicë. Sot Albpetrol ushtron aktivitetin e vet si kompani prodhimi në 11 vendburime nafte dhe 6 gazi natyror. Në shumë prej tyre sot, Albpetrol është partner me kompani private koncesionare për zhvillimin e këtyre aseteve.

Lexo edhe :  Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit, 30 Maj 2025

Në aspektin e përfitimeve për prodhimin e puseve, Albpetrol përfiton pjesën për puset që merret në dorezim nga koncesionari, 70% të prodhimit mesatar të 6 muajve të fundit para marrjes të tyre në dorëzim, me rënie 10 -15 % në vit. Kompania Albpetrol administron vetë aktualisht  1.260 puse aktivë që prodhojnë naftë me një prodhim ditor rreth 280 ton.

 

Të fundit

Jenishehri zbulon se si mundet Serbia/ Jam matematicien, Duka dhe Silvinjo janë xhelozë!

Ish deputeti Selami Jenishehri, ka ndërtura një skemë, se si Shqipëria mund të mposhtë ekipin serb, por thotë se...

Kush falsifikoi firmën e Biden?/ Ish-presidenti nuk i ka nënshkruar vetë disa urdhra!

Një organizatë jofitimprurëse amerikane ka ngritur dyshime se Joe Biden, nuk i ka nënshkruar vetë disa urdhra ekzekutivë e madje nuk ishte as në...

Raporti i KLSH: Shkelja e disiplinës financiare nga institucionet “kushtoi” 10 mln USD

Mënyra jo efektive e menaxhimit të të ardhurave dhe shpenzimeve nga institucionet ka mbajtur peshën kryesore të ndikimit negativ në financat e subjekteve që...

Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit, 3 qershor 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 85.3 lekë dhe do të shitet me 86.8 lekë. Euro do të...

“Kaq budalla e dini Ramën?”/ Flamur Noka: Zgjedhjet nuk do të njihen, si në Serbi

Flamur Noka thotë se zgjedhjet në Shqipëri ishin më keq se në Serbi dhe për këtë arsye nuk do të njihen. I pyetur nga Ylli...

Lajme të tjera

Web TV