Kush është Andon Mëhillaj? Nga vrasjet me pagesë te përplasja me Sinanajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Andon Mëhillaj, i dënuari me burgim të përjetshëm ka gjetur vdekjen në rrethana misterioze në burgun e Peqinit. Po kush është Andon Mëhillaj, cilat janë lidhjet e tij me vrasësin me pagesë Julian Sinanaj dhe si i shpëtoi atentatit me tritol në shkurtin e vitit 2014?

Andon Mëhillaj, i cili njihet si një ndër porositësit për disa krime të kryera nga vrasësi me pagesë, Julian Sinanaj, do të vetëdorëzohej në prokurorinë e Vlorës në shkurtin e vitit 2014, pasi i druhej prej kohësh ndonjë hakmarrjeje të mundshme.

Mëhillajt luanin gjithashtu edhe rolin e sekserit të vrasjeve. Bashkë me kuëshririn Genis Mëhillaj, ata shpërbleheshin me 20-30 mijë euro për “punën” e tyre. Ata “peshkonin” biznesmenët e mëdhenj. Sa herë që biznesmenët ankoheshin për konkurrentët e tyre, Mëhillajt i këshillonin që të ekzekutonin kundërshtarët.

Do të isha vetëdorëzuar më parë, por doja që më parë të siguroja familjen time, bashkëshorten dhe dy fëmijët, pesë dhe një vjeç e gjysmë. Nuk mund të lija familjen rrugëve dhe nën kërcënime të mundshme, për shkak të akuzave që janë ngritur me pa të drejtë ndaj meje, si nga Sinanaj, ashtu edhe nga grupi hetimor. Gjithashtu, shumë gjëra mendoj se më pas janë fryrë edhe nga mediat. Tashmë që sigurova familjen, jam i qetë dhe i gatshëm t’i dorëzohem dhe përgjigjem prokurorisë për të hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj meje me pa të drejtë, duke vënë në rrezik jetën time dhe të familjes time”, tha në atë kohë Andon Mëhillaj.    Ai u rrëfye para prokurorëve se nuk kishte porositur asnjë vrasje dhe se ishte Julian Sinanaj që e kërcënonte se do ta vriste.

Unë, me të arrestuarin Sinanaj kam pasur mosmarrëveshje për disa gjëra, madje isha kërcënuar prej tij, por kishim një kohë të gjatë që nuk flisnim dhe nuk e di se cili ka qenë shkaku që ai më implikon me këto akuza të pabaza”, u shpreh në atë kohë Andon Mëhillaj.

Lexo edhe :  UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, pritet miratimi

Konflikti me Julian Sinanajn

Konflikti midis vrasësit me pagesë Julian Sinanaj dhe Andon Mëhillajt, lindi pas vrasjes së peshkatarit Sokol Veizaj. Kjo bëri që të dyja palët t’i ruheshin njëri-tjetrit për ndonjë atentat të mundshëm. “Kjo është lidhja e vetme mes Sinanajt dhe Andon Mëhillajt”, deklaroi në vitin 2014, avokati i Mëhillajt, Edmond Demo. Ndërsa nga ana tjetër, para prokurorëve të Krimeve të Rënda, Julian Sinanaj kishte deklaruar se për vrasjen e peshkatarit Veizi i ishin premtuar 1500 metra katrorë tokë, por në fakt, kushërinjtë Mëhillaj, i kishin dhënë vetëm një apartament në Vlorë. Sipas deklarimeve të Julian Sinanajt në atë kohë, vrasja e Sokol Veizit është bërë nga Julian Sinanaj pas porosisë që kishin bërë Mëhillajt pas një konflikti për një pronë që pretendohej se ishte në pronësinë e Mëhillajve dhe ku peshkatari kishte nisur të ngrinte një lokal. Andon Mëhillaj u dënua në mungesë, ndërsa u vetëdorëzua më pas në vitin 2014.

Atentati me tritol dhe vdekja në burgun e Peqinit

Konflikti midis Julian Sinanajt dhe Andon Mëhillit, vijoi deri në atë pikë, sa u përdor edhe tritoli. Më 10 shkurt në oborrin e banesës së Andon Mëhillajt u vendos një sasi tritol. Shpërthimi i tritolit shkaktoi vetëm dëme materiale, pasi në shtëpi nuk ndodhej asnjë pjesëtar i familjes. Mëhillaj, ishte larguar bashkë me familjen në kohën kur çështja e bandës së tritolit u bë masive dhe publike, si dhe kushërinjtë Mëhillaj u shpallën në kërkim. Ndërsa Andon Mëhillaj u vetëdorëzua dhe u dënua me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit, ku gjeti sot edhe vdekjen në rrethana misterioze. Nisur nga këto rrethana, familjarët e Mëhillajt, kanë ngritur dyshime se mund ta kenë helmuar. Ndërsa pritet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e vdekjes së Andon Mëhillajt./Fjala.al/

Të fundit

23 maj 1431/ Zhan d’Ark, djegia në turrën e druve e ktheu në mit

Përgatiti: Leonard Veizi Për të, dhe bëmat e saj ka libra pa fund. Figura e saj ka frymëzuar për shekuj...

Vranësira dhe orë me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme!

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Spitali për kafshët dhe spitali për njerëzit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova se në Shqipëri ishte ndërtuar një nga spitalet më të mëdha në Europë për kafshët, m’u mbush zemra me krenari...

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit, 30 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.2 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Policia e Fierit njofton planin e masave për turin e 82-çiklistik, ja rrugët që bllokohen

Policia e Fierit ka njoftuar se ditën e nesërme do të merren masa për garantimin e sigurisë rrugore dhe mbarëvajtjen e etapës së fundit...

Lajme të tjera

Web TV