“Qeset t’i anulojë…”, zbardhen përgjimet mbi laboratorin e drogës në Has

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së fundmi janë zbardhur përgjimet e bisedave telefonike të të pandehurve që kishin në pronësi laboratorin e drogës në fshatin Brenogë të Hasit.

Në momentin që morën lajmin nga mediat se bashkëpunëtorët e tyre u arrestuan nga policia shqiptare dhe që laboratori u sekuestrua bashkë me lëndën heroinë në Brenogë të Hasit, autorët kanë bërë menjëherë biseda telefonike më bashkëpunëtorët e tyre në Kosovë.

Gjatë bisedës ata shfaqen tejet të shqetësuar për faktin se iu kishin dalë emrat dhe paralajmërojnë ata që të tregohen të kujdesshëm duke zhdukur numrat që kishin në përdorim.

Në një prej bisedave një prej të pandehurve Admir Hoxha, i cili mbante nr. e telefonit *******111, komunikon me një tjetër person me numër *******496, të cilit i thotë që t’i anulojnë porosinë nëse nuk është kryer sipas porosisë.

“I thuaj se për një orë e pres tek vendi ku u takuam kur të jem aty do të shkruaj por qeset t’i anulojë nëse nuk janë siç i kërkove ”.
Transkriptimi i përgjimit mes numrit *******111 dhe numrit 0699522496, (datë 16.10.2018) sms text: “Po çdo e takosh ai më tha për nesër me taku ”.

Të fundit

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes...

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar...

Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të...

Lajme të tjera

Web TV