Sot votohet qeveria e re e Albin Kurtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albin Kurti do të kërkojë sot mandatimin në Kuvend të qeverisë së tij. Kuvendi do të mblidhet në orën 11 për t’i dhënë votëbesimin qeverisë që do të drejtojë për 4 vitet e ardhshme Kosovën.

Qeveria e re do të kërkojë besimin e Kuvendit, për 15 ministrat e saj, dy zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

Para votimit të qeverisë Kurti pritet dorëheqja e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe emërimi i tij në krye të një dikasteri qeveritar. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave (61 e më shumë) të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Bazuar në numrin e deputetëve të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike, shumica prej 61 votave është e pritshme të arrihet. Këtij numri i shtohen edhe votat e komuniteteve, të cilat do të jenë pjesë e qeverisë.

Nëse përbërja e propozuar e qeverisë nga Albin Kurti nuk merr shumicën e votave të nevojshme, presidenti i Kosovës, brenda 10 ditësh emëron kandidatin e ri për kryeministër.

Nëse qeveria nuk merr votat e mjaftueshme as herën e dytë, atëherë presidenti i Kosovës çon vendin në zgjedhje, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën më 6 tetor 2019.  Ato u nxitën nga dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi mori ftesë për t’u pyetur nga Gjykata Speciale në Hagë.

Marrëveshja

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa, arritën marrëveshjen midis tyre dy ditë më parë ndërsa dje hodhën firmat mbi përzgjedhjen e ministrave, zëvendëskryeministrave dhe zëvendësminitrave.

Kemi nënshkruar marrëveshjen, jemi marrë vesh për të gjitha, edhe për ndarjen e përgjegjësive në qeverinë e re ku do të bashkëqeverisim. Jemi dakorduar që t’i kemi 15 ministri dhe 33 zëvendësministra kjo tregon se qeveria jonë ende pa ia nisur punës ka bërë një ndryshim të madh pasi është qeveria më e vogël. Ne kemi vlerësuar që synimi ynë që t’i kemi 12 ministri ka qenë i drejt, por kemi thënë se është një tendencë për të kursyer sa më shumë, por në anën tjetër është dëshmuar se krijimi i disa superministrive është kosto më e madhe se sa t’i kemi 12 ministri. Më mirë të bëjmë reduktimin më të shpejtë në 15 ministri se sa të presim më gjatë për 12 ministri”, tha Kurti.

Lexo edhe :  Mungojnë 130 mijë fletë votimi? KQZ i kthen përgjigjen finale PD-së

“Procesi nuk ka qenë i lehtë, por shumë më i sigurt sesa që është menduar ose transmetuar”, u shpreh më tej kreu i Vetëvendosjes.

Nga ana e tij, kreu i LDK-së, Isa Mustafa pas nënshkrimit të marrëveshjes u shpreh se kanë arritur marrëveshjen që i shërben Kosovës dhe është në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin në vend.

Vlerësoj se marrëveshja është rezultat i mirëkuptimit dhe një pune të përbashkët mjaft të gjatë me liderin e lëvizjes Vetëvendosje dhe me bashkëpunëtorët e tij. Kemi hulumtuar të gjitha alternativat, të gjitha mundësitë, kemi ardhur bashkërisht në një zgjidhje që e vlerësojmë se është në interes të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.

Të fundit

Referendumi për shtetësinë italiane, Meloni u kërkon italianëve të mos marrin pjesë

Italianët votojnë sot në referendume mbi lehtësimin e rregullave të marrjes së shtetësisë dhe fuqizimin e mbrojtjes për punëtorët...

Kombëtares i mungon kapiteni! Në Letoni nisemi pa Gjimshitin

Nuk ka pushim për kuqezinjtë...Kombëtarja shqiptare e futbollit është rikthyer në fushë dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë. Trajneri Silvinjo e ndau...

Kampionati i 25-të i karatesë, Partizani shpallet kampion, Sonja Bajramaj 18 vite sukses

Sot u zhvillua kampionati i 25-të kombëtar i karatesë, aty ku ekipi i Partizanit u shpall kampion kombëtar. Sonja Barjamaj u shpall kampione për të...

Kur identiteti jepet me çmim oferte

Nga Ornela Çuçi Në Shqipëri sot flitet për turizëm më shumë se për çdo sektor tjetër. Jo më kot. Vendi ynë është futur në orbitën...

“Të rrëzojmë muret e ndarjes”, Papa Leoni kritikon lëvizjet politike nacionaliste

Papa Leoni kritikoi fuqizimin e lëvizjeve politike nacionaliste të dielën, duke I cilësuar ato si fatkeqësi. Pa përmendur konkretisht ndonjë vend apo udhëheqës, para...

Lajme të tjera

Web TV