Spartak Ngjela tregon për herë të parë se kush e ka trembur Edi Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela ka folur për qeverinë e krijuar në Kosovë duke njohur aftësinë politike të politikave Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Sipas tij, Albin Kurti ka trembur kryeministrat e korruptuar të Tiranës dhe se fakti që Rama ka marrë vet përsipër luftën kundër korrupsionit është njësoj si ti ‘varësh ujkut mëlçitë në qafë’.

Më tutje Ngjela ka treguar prioritetet që duhet të ketë qeveria e Kurtit.

Statusi i Ngjles:

Personaliteti i dy politikanëve shqiptarë të spikatur në moralitet, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, si dhe aftësia e tyre politike, e mundi përfundimisht reaksionin e Beogradit në Prishtinë.
Me disa ministra në qeverinë Kurti, pa kryeministrin dhe kryetarin e kuvendit, asgjë nuk bën dot Beogradi.

Shqiptarizmi dje korri një fitore të madhe në Kosovë.
Kurti dhe Osmani janë pasardhësit e mëdhenj të doktrinës kastriotiane.
Koha e 1Arbërisë së re, pas njëqind vjetësh, po troket realisht në derën e shqiptarëve.

l.
Albin Kurti duhet menjëherë të fillojë reformën antikorrupsion. Korrupsioni i Prishtinës sot është me Beogradin. Kurse politika amerikane duhet të implementojë në Kosovë legjislacionin antikorrupsion si në Tiranë.

Albin Kurti, kryeministër, i ka trembur kryeministrat e korruptuar të Tiranës. Ndërsa Rama mendon ta marrë vetë në dorë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Domethënë, po i var ujkut mëlçitë në qafë. Në aktin e tij normativ, nuk e ka vendosur shpronësimin e korrupsionit. Dhe kuptohet pse, kërkon të shpëtojë klientelën e vet të mafies së ndërtimit.

ll.
Këto duhet të jenë prioritet e qeverisë Kurti:
Neutralizimi i njerëzve të Beogradit në Prishtinë;
Kooperimi për investimet amerikane në Kosovë dhe në Shqipëri;
Mosbesimi ndaj qeverisë Rama në Tiranë si qeveri që luan kundër interesit kombëtar, deri në rrëzimin e Edi Ramës;
Krijimi i doktrinës politike dhe juridike për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën;
Krijimi i doktrinës politike dhe juridike me shtetin e Maqedonisë së Veriut, për të fituar statusin shtetformues të shqiptarëve në atë shtet;
Krijimi i doktrinës politike dhe juridike për të drejtat e shqiptarëve në Malin e Zi, dhe në të gjitha trevat ku banojnë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor./Fjala.al

Të fundit

Vjosa Osmani: Në vendin tim, ndikimi i Rusisë është zero

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë me dije se Serbia është shndërruar në shtet satelit të Rusisë e...

Ngjarja në Mat/ Autori i dyshuar, dëshmitar okular në atentatin ndaj Azem Hajdarit

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e të riut Renis Dobra pranë liqenit të Shkopetit mëngjesin e 9 korrikut. Hetuesit kanë...

Franca lëshon alarmin: Rusia gati për luftë, rrezik në Ballkan

Franca ka bërë një rishikim strategjik kombëtar, në të cilin lëshohet alarmi për rrezikun e një lufte në Evropë. Kërcënimi serioz, si ushtarak dhe...

Komentet e turistëve të huaj: Shqipëria e lirë, por benzina…

Nami i mirë në Itali na ka dalë e kurioziteti edhe më i fortë nga turistët e vendit fqinj po vijon edhe këtë vit. Emi,...

“Kur hyn Shqipëria në BE? Mund të ndodhë në 2030!”

Ekspert i Integrimit Gledis Gjipali ka deklaruar se gjasat që Shqipëria, të futet në BE deri në 2030 janë të mëdha. I ftuar ditën...

Lajme të tjera

Web TV