Ish zv/ministrja Beqiraj: Rama lideri i fundit i tranzicionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irena Beqiraj, ish-zëvendës ministre e Financave dhe njëherësh ish-drejtoreshë e Doganave në qeverinë Rama, ishte e ftuar në “Provokacija”.

Mes të tjerash, Beqiraj u ndal edhe njëherë te largimi i saj nga posti i zëvendës ministres në vitin 2017. Ajo u shpreh se vendimi i asaj kohe i befasoi të gjithë, por sipas saj më vonë kuptoi që kishte dështuar në të mësuarin e sjelljes politike dhe se nuk ishte akomoduar dot.

Ndërkohë, për Edi Raman si lider nuk kursen aspak kritikat. Sipas saj, në fillimi kishte pritshmëri të larta, por tashmë Rama do të jetë lideri i fundit i tranzicionit.

Jam dorëhequr në gusht të 2017-ës. Mund të biesh dakord të dorëhiqesh me shkarkim. Unë kam ikur në një mënyrë të papritur, nuk e kam diskutuar as me familjen.

Shumë nga miqtë që punonim bashkë janë ndjerë të çuditur edhe vetë e kisha të vështirë se çfarë ndodhi dhe pse e kisha marrë këtë vendim. E kisha një arsyetim pse e kisha marrë, më vonë lexova “Pushteti i të menduarit, pa menduar” dhe e kuptova që në vitet që unë punova në qeveri, që kam shërbyer si zv.ministre, si këshilltare e kryeministrit, si drejtoreshë e doganave mund të them që kam dështuar në të mësuarit të sjelljes politike në ato qarqe.

 Për këtë arsye nuk u akomdova dot. Unë kam patur pozicione politike, por më shumë isha me kapacitet teknik, megjithëse funksioni ishte edhe politik” tha Beqiraj.

Nga ana njerëzore unë kam një mendim tërësisht pozitiv për zotin Rama. Marrëdhënia jonë ka qenë e një respekti reciprok tërësisht profesionale. Si lider kam shumë vërejtje, për mënyrën se si drejtim. Si lider në të gjitha. Gjithmonë kam shpresuar, dhe kam menduar që Rama do të ishte lideri që do të hapte një epokë të re, por në rastin më të keq do të mbetet lideri i fundit i tranzicionit”, u shpreh ish zv/ministrja.

Të fundit

Zjarri në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës, Balluku nxjerr pamjet

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ndarë pamjet e zjarreve në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës dhe thotë se...

100% e kryer! Alvaro Morata zgjedh skuadrën e re

Alvaro Morata së shpejti do të jetë lojtar i Comos. Telenovela e gjatë verore, e krijuar për shkak mosmarrëveshjeve midis Milan dhe Galatasaray, duket...

“Kasapi i Ballkanit” dhe “George Washington” i Kosovës

LUTFI DERVISHI - Tribunali për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi që u ngrit më 1993, kur ende tymi dilte nga shtëpitë e djegura në...

Ali Ahmeti: Serbia po bën gjithçka që të zhbëjë Kosovën

Në Prishtinë po protestohet “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët...

U nda nga jeta sot, Adriatik Lapaj kujton takimin e fundit me ish-efektivin e policisë

Zurdi Bresho një ish-efektiv i nderuar në radhët e bluve ka ndërruar jetë këtë të enjte. Lajmin e trishtë e ka dhënë kreu i...

Lajme të tjera

Web TV