Po e prisni Malumën në Tiranë? Çfarë njofton vetë artisti

Tashmë është zyrtare dhe nuk ka asnjë dyshim, Maluma do të jetë në Tiranë më 14 mars. Këngëtari me famë ndërkombëtare do të zhvillojë në kryeqytetin shqiptar një festival, i ftuar me rastin e Ditës së Verës.

Siç konfirmohet edhe në profilin e Malumës, koncerti do të zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza”.

Çmimet e biletave do të fillojnë nga 30 mijë lekë të vjetra deri në 45 mijë lekë të vjetra.