Qumështi serb “vërshon” në doganat shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëpunimi “Minishengen” I ka hapur rrugë një importi masiv të qumështit nga Serbia. Këtë vit kanë vërshuar në tregjet shqiptare rreth 4.6 ton qumësht bruto nga Serbia. Arsyeja se pse fabrikat shqiptare po importojnë qumështin e papërpunuar nga Rajoni lidhet me çmimin e lirë, sidomos në Serbi, pasi atje subvencionohet i gjithë procesi i prodhimit blegtoral.

Gjatë nëntëmujorit 2019, importet e qumështit të papërpunuar arritën në 13 mijë tonë sipas të dhënave konfidenciale nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Kjo sasi është sa 9 për qind e prodhimit të qumështit, që u grumbullua vitin e kaluar nga fermat shqiptare. Mbi 40 për qind e kësaj sasie u importua nga Serbia.

Fabrikat gjithnjë e më shumë po preferojnë të importojnë lëndën e parë, por kjo tendencë do të thotë faliment për blegtorët shqiptarë dhe rënie drastike e fitimeve të tyre.

Nikolin Jaka, Kryetari i Dhomë së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë tha se aktualisht Serbia e subvencionin tërësisht ciklin e prodhimit në bujqësi dhe agropërpunim, teksa kujtoi se qeveria ka akorduar vetëm 4 milionë euro subvencione në bujqësi këtë vit. Të njëjtin shqetësim ka edhe Arben Shkodra, sekretar i Shoqatës Shqiptare të Prodhuesve, i cili thotë se Serbia i nxit bizneset e veta në strukturën e kostove dhe kjo është një arsye se pse qumështi serb është më i liri në rajon. Ai shton se aktualisht qeveria serbe po harton një dokument për politikat industriale, që synon t’i bëjë industritë e saj më konkurruese. Shkodra thotë se ekonomia shqiptare dhe bizneset janë shumë të pastrukturara nga brenda, ndërsa ata janë shumë më përpara dhe kjo na bën ne humbës, në rast të një hapjeje të mëtejshme të tregtisë.

Nga janari në shtator u importuan nga Serbia për llogari të fabrikave shqiptare 4,6 tonë qumësht i pasterizuar, duke zënë 38 për qind të totalit të importeve të qumështit me një vlerë mbi 2 milionë euro. Importues ishin fabrikat më të mëdha në vend, që e përdorën këtë produkt si lëndë të parë.

Lexo edhe :  Aksident në Shkodër, kamioni përplaset me makinën! Raportohet për 3 të plagosur rëndë

Produktet e Qumështit përbëjnë edhe kategorinë më sasinë më të lartë të importit në grupin e produkteve bulmetore, me një vlerë totale prej 6.1 milionë eurosh. Peshën kryesore e zë importi i nga Serbia me 38%, nga Italia me 30%, nga Bosnja 11% dhe Maqedonia e Veriut 9.7%.

Çmimet e Qumështit nga vendet e Rajonit Janë shumë më të ulëta krahasimisht me koston e përpunimit të qumështit në vend, duke bërë që industria e përpunimit të qumështit të kërkojë lëndën e parë nga Rajoni, duke ushtruar një konkurrence të fortë për fermerët vendas.

Në vitin 2018 prodhimi i qumështit arriti në 138 mijë tonë, ndërsa këtë vit importet e qumështit ishin 13 mijë tonë deri në shtator ose mbi 8 për qind e totalit.

Një kilogram qumësht u faturua me 47 lekë për kilogram, e ndjekur nga Kosova me 57,6 lekë për kilogram, Bosnja me 61 lekë për kilogram, Maqedonia me 62 lekë për kilogram.

Çmimin më të lartë e kishte qumështi i importuar nga Belgjika me 291 lekë për kilogram, Britania me 203 lekë për kilogram, Bullgaria me 178 lekë për kilogram. Importet më çmim të lartë ishin në sasi të vogla.

Burimet nga tregu pohuan se importet e qumështit nga Serbia kanë pësuar rritje të ndjeshme këtë vit.

Të fundit

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Cilat janë shenjat e zodiakut më me fat për muajin shtator?

Sipas astrologëve, katër shenja të zodiakut pritet të jenë veçanërisht me fat gjatë muajit shtator, në dashuri, karrierë dhe vendime të rëndësishme personale. Luani Ky është...

“PD do pranojë të hyjë në Kuvend dhe të marrë 3300 euro rrogë nga Rama”

Sesioni parlamentar i Kuvendit të zgjedhur më 11 maj nis punimet në muajin shtator, por opozita përveçse është në krizë, ka shfaqur edhe një...

Lajme të tjera

Web TV