Video/ Rrëmbimi dhe zhdukja e Dodë Prengës, sekuestro pronave të 6 shkodranëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë të etiketuar si rrëmbyesit e drejtpërdrejtë të Dodë (Jan) Prengës. Janë shpallur në kërkim me urdhër të prokurorisë dhe akuzohen si personat që kanë qenë pjesë e pazarit prej rreth 300 kg kokainë të mbajtur peng në Angli. Sipas të dhënave të policisë ata janë të grupit të fuqishëm kriminal që lidhet me fisin Bajri në Shkodër.

Dhe për këtë arsye bëhen të parët që do tu vihen në çelës pasuritë deri në momentin e plotësimit të formularëve. Policia ka bërë publik jo vetëm personat të cilëve iu është sekuestruar pasuria por edhe sendet dhe objektet që do të jenë objekt i punës së FLO-së. Përveç familjes Doçi në Bleran dhe Majnishtës në Skënderbeg, janë edhe dy persona të tjerë që janë në foksu të këtij operacioni.

Njoftimi zyrtar  

Një vazhdim të aksionit të nisur ditën e djeshme nga Operacioni Forca e Ligjit, lidhur me ngjarjen e datës 7.01.2020, sot, më datë 04.02.2020, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për subjektet e mëposhtme:

Shtetasit A. M., me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
.Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

Shtetasit M. D., me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar:

  • Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër;
  • Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ;
  • Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2.

Shtetasit A. D., me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:

  • Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër;
  • 3 automjete
  • 1 motor.

Shtetasit G. F. me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:

  • Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë;
  • Një automjet;
Lexo edhe :  Rama publikon pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura

Shtetasit A. D. me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:

  • Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër.

 Shtetasit M. B., me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar:

Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re;

  • Një automjet; n.k/Fjala.al/

Të fundit

Situata me zjarret/ Një shtëpi e pasiguruar, një çmenduri!

Nga Ermal Mulosmani Situatat e fatkeqësisë natyrore, si kjo që po shohim këto ditë me zjarret në të gjithë Shqipërinë,...

Cuca me nishana

Nga Edison Ypi Cuca me nishana, korr grurin deri në mbrëmje kur ka dalë hana, i ka flokët kaçurrela, thur triko ose çorapa me shtiza,...

Rekorde temperaturash thyhen ndërsa nxehtësia ekstreme përfshin pjesë të Evropës

Temperatura të paprecedenta po shkaktojnë vështirësi në jugperëndim të Francës, Kroaci, Itali dhe Spanjë, me shkatërrimin nga zjarret në Evropë që është rritur me...

Vijon vala e të nxehtit afrikan, sot temperatura maksimale regjistrohet në Shkodër

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, ku pothuajse në të gjithë territorin janë regjistruar temperatura të larta. Temperaturat...

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e rëndë që po kalon Gaza...

Lajme të tjera

Web TV