Vdekja e 28-vjeçarit/ Mjeku: Është rasti i rrallë, por nuk konstatuam gjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më herët u raportua se 28-vjeçari, Besnik Kokonozi ishte gjetur i pajetë, ndërsa dy ditë më parë kishte marrë mjekim në spitalin e Librazhdit pasi kishte pasur temperaturë të lartë.

Mjeku Bashkim Vasku i spitalit të Librazhdit, i cili kishte mjekuar të riun, tha për ‘News24’ se 28-vjeçari ishte paraqitur me skuqje në fyt dhe temperaturë 39. Pasi i kishin dhënë medikmentet ai ishte larguar për në shtëpi.

Sipas mjekut shkak i vdekjes së të riut mund të ketë qenë ndonjë komplikacion.

Rasti u paraqit në orën 19:15 me skuqje të fytit me temperaturë 39. Aplikuam një medikament për rënien e temperaturës. Më pas u njoftuam se gjendja ishte rënduar dhe konstatuam që ka ndërruar jetë.

Përveç asaj skuqjes që pamë dhe gjendjes virale duhet të ketë patur ndonjë problem tjetër.

Nuk konstatuam gjë tjetër nga ai. Temperatura i ra dhe në orën 12:00 i filloi prap. Nuk e di mori mjekimet që mori apo jo, por që për temperaturën do ketë përdorur. Do të ketë pasur komplikacion, është rasti i rrallë por ne nuk konstatuam gjë tjetër.

Ishte një skuqje e fytit dhe temperaturë 39, kaq. Si gjendje ishte mirë por virozë kishte, jo grip. “- tha mjeku Bashkim Vasku./Fjala.al

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV