“Vëllai është rehabilituar”, motra e Lul Berishës flet pas aksionit të OFL

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Formulari që iu dërguar sot Lulzim Berishës, ish-drejtuesi bandës famëkeqe të Durrësit, nga “Operacioni Forca e Ligjit”, është kundërshtuar edhe nga motra e tij, Luljeta Berisha.

Në një komunikim me “Fax News”, Luljeta Berisha theksoi se vëllai i saj është tashmë një qytetar i lirë, i cili është rehabilituar dhe që respekton të gjitha ligjet e vendit.

Sipas saj, Lulzim nuk zotëron më asnjë pronë pasi ato i janë sekuestruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda teksa vuante dënimin. Ajo tregoi se Lul Berisha ka aktualisht një lokal, ambientin e të cilit e ka marrë me qira.

Në formularin e OFL-së, personat e dyshuar duhet të deklarojnë të gjitha pasuritë dhe burimet e financimit.

Pjesë nga biseda:

Luljeta Berisha: Nuk ka ardhur asnjë formular, dhe do të kërkoja përmes jush si media e lirë dhe e pavarur, që të mos spekulohet. Ka qenë i dënuar nga Krimet e Rënda, Gjykata e Lartë ia ka hequr burgimin përjetë, ndërsa ka dalë me ‘shërbim prove’. Ka një biznes, një lokal, ‘bar kafe’ të thjeshtë, sepse ‘shërbimi i provës’ kërkohet me kë jeton.

Çfarë pasurish ju ka sekuestruar shteti?

Luljeta Berisha: Vëllait tim gjatë gjykimit kur iu dha dënimi i përjetshëm, i është bërë edhe një gjyq pasurie ndaj familjarëve të tij, të cilat janë sekuestruar. Vëllai është rehabilituar. Paguan taksa, është i rregullt dhe i paguan taksa këtij shteti.

A keni pasur problem me drejtësinë që pas daljes nga burgu të vëllait tuaj?

Luljeta Berisha: Asnjë lloj problemi, sepse ‘shërbimi i provës’ kërkon që të mos bëjë asnjë lloj gabimi. Biznesi është me licensë shtetërore, e kemi me qera. Ku do punojë nëse i merret biznesi, ku do ta shlyejë ai shërbimin e shtetit? Nëse nuk do të paguante taksat apo do të shkelte urdhërin e gjykatës atëherë do të kishte të drejtë shteti. Kur të vjen një letër ka ca pika aty, s’kam pasuri, çfarë do të më sekuestrojë?

Lexo edhe :  Rama: Vëzhgimi i shpendëve, atraksion turistik gjithnjë e më i dashur

Po llogari bankare ka vëllai juaj?

Luljeta Berisha: Tani po talleni ju?! Problemi qëndron nëse ai ka, janë më se të kontrollueshme, normal që ka sepse pagesat dhe fitimet e lokalit bëhen përmes bankës.

A keni bërë kërkesë që t’iu vihet në dispozicion formular?

Luljeta Berisha: Me sa di unë ka kontaktuar vëllai me avokatin dhe e ka autorizuar atë që shteti t’i dërgojë formularin dhe ta plotësojë, jemi dakort të zbatojmë ligjet e shtetit.

A ekziston një mundësi që ju të keni problem me drejtësinë?

Luljeta Berisha: As unë as motra ime, dhe as vëllai im nuk kemi problem ligjore, jemi një familje e rregullt dhe e nderuar, pavarësisht asaj për të cilën bëri vëllai, e shlyu me burg. Asnjë konflikt me askënd në rruzullin tokësor, jemi qytetar të lirë si çdo tjetër në republikë.

Të fundit

Cirk me motorrët në Sheshin “Skënderbej”!/ Policia Bashkiake në “gjumë”

Sheshi “Skënderbej”, zemra e Tiranës dhe hapësira më e madhe publike për këmbësorët, po shndërrohet çdo ditë në pistë...

Dumani në DASH/ Po tani çfarë ka për të thënë Saliu?

Spartak Ngjela Altin Dumani, kreu i SPAK-ut, është pritur dje në Uashington nga zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan P. Hanrahan, përfaqësues...

“400-500 euro në muaj”, a ia vlen investimi në skemat private të pensioneve?

Shqiptarët po investojnë për të “pleqëruar me dinjitet”. Pasiguritë ekonomike, bashkë me plakjen e shpejtë të popullsisë nga njëra anë dhe fakti se ajo...

Çmendet moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, viktima dhe 150 mijë hektarë nën ujë

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe më shumë se 354000 të tjerë janë prekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në shtetin verior...

62 ditë në pankinë dhe një “mal” me para, zbulohen detajet e kontratës së ten Hag

Duket sikur Erik ten Hag kishte gjetur punën ideale pasi mori drejtimin e Bayer Leverkusen në muajin maj dhe nënshkroi një kontratë tre-vjeçare me...

Lajme të tjera

Web TV