Anti-KÇK-ja ‘zapton’ edhe Durrësin/U jep paralajmërimin e frikshëm bandave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar edhe ditën e sotme, duke u shtrirë në qytetin e Durrësit. Përmes një deklarate për shtyp, Policia bën të ditur emrat e disa personave në qytetin bregdetar, të cilët janë të akuzuar për krim të organizuar dhe trafik të narkotikëve.

Anti-KÇK-ja iu ka dërguar kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, këtyre personave.Njoftimi për shtyp: Në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, në vijim të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL sapo i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– Dashamir.  Gj., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Itali për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”.

-Emiljano H., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash.

-Edlir H., banues në Durrës, me lidhje familjare me Emiljano H., pasi dyshohet se gëzon pasuri të prejardhura nga krimi.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili do të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.

Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme e Ministrisë së Brendshme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.

Lexo edhe :  Një shqiptar merr "Djallin", nis epoka e Igli Tares te Milani

Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre.

Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët.

Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

Të fundit

Skandali CEZ-DIA, Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg

Kreu i PL Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë marr sot zyrtarisht të pandehur për aferën CEZ-DIA dhe lobimin...

Amerikani vjen me ide të qarta në Shqipëri: Dua të gjej nuse

Pas disa udhëtimeve të herëpashershme në vendin tonë, 50-vjeçari amerikan Craig Zieves ka vendosur të zhvendoset përfundimisht në Shqipëri. Ai ka blerë një shtëpi...

“Cirku i demokracisë”, shoqëria civile proteston kundër deputetëve për krizën politike

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kanë protestuar ndaj deputetëve për shkak të dështimeve të shumta për konstituimin e Kuvendit. Manifestuesit rreshtuan disa karrige bosh...

Balluku inspekton punimet në Qukës – Qafë Plloçë: Hapet brenda verës

Ashtu sikurse njoftoi në fillim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, se këtë verë përfundon një nga kalvarët më të gjatë të...

Skënder Minxhozi: Çfarë mesazhi na dha sot SHBA me një postim të thjeshtë

Titulli origjinal i shkrimit ishte "Amerika foli... dhe uroi!" Ishte e para që dikur mbante qëndrim sa herë që Shqipëria kalonte një situatë delikate, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV