“Jemi gabelë”, kërkesa e çuditshme në Irlandë: Na jepni azil, në Shqipëri na vrasin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një familje shqiptare me 5 anëtarë ka humbur çështjen në një Gjykatë Apeli në Irlandë, ku kundërshtuan vendimin e deportimit në Shqipëri. Shtetasit shqiptarë i përkasin komunitetit rom, por ata kishin mbërritur në vitet 2005 dhe 2008 në Irlandë dhe aplikuan për azil.

Duke cituar mediat irlandeze, shtetasit shqiptarë e kishin identifikuar veten si pjesë të “grupit etnik gabel”, dhe frikësoheshin për jetën e tyre në Shqipëri. Babai i familjes pretendonte se vëllai i tij ishte martuar në vitin 2004 me një grua jo-rome, por familja e nuses nuk e pranoi martesën dhe e vrau.

Sipas asaj që deklaronte përpara autoriteteve irlandeze burri me shtetësi shqiptare, denoncimi nuk u bë në polici për vrasjen sepse “një anëtar i grupit gabel (në Shqipëri) nuk mund të shkonte në polici pasi do të keqtrajtohej dhe familja e viktimës do të hakmerrej”.

Edhe pse termi “gabel” është racist dhe nuk ekziston në legjislacionin shqiptar, anëtarët e familjes identifikoheshin vazhdimisht si të tillë.

Por ky pretendim i shtetasve shqiptarë nuk i ka bindur autoritetet irlandeze, të cilat kanë marrë vendim për deportimin e tyre në Shqipëri. Edhe pas disa vitesh betejë ligjore, familjes me shtetësi shqiptare iu mohua e drejta e kthimit në Irlandë me vendimin e marrë së fundmi nga Gjykata e Apelit./Fjala.al

*Termi “gabel” është përdorur nga vetë shtetasit shqiptarë gjatë aplikimit për azil në Irlandë

Të fundit

Pse Enver Hoxha nuk e lejoi Coca-Colën dhe xhinset blu

Në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, shumë gjëra që sot i marrim si të zakonshme – si një...

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

Tetë pasagjerë, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, u lënduan pasi një fluturim i Ryanair-it nga Berlini drejt Milanos u detyrua të devijonte dhe të bënte...

Musk bën akuzën “bombë” ndaj Trump: Figuron në dosjet “Epstein”, ndaj nuk publikohen

Elon Musk nuk ka ndërmend të ndalë sulmen ndaj presidentit amerikan, duke lëshuar një akuzë tepër të rëndë, së fundmi ndaj tij. Përplasja filloi kur...

Parashikimi i motit, 6 Qershor 2025

Sot, e premte, 6 qershor 2025, Shqipëria përjeton një ditë të nxehtë dhe kryesisht me diell në të gjithë territorin.Temperaturat janë të larta, veçanërisht...

Horoskopi ditor, 6 Qershor 2025

Dashi Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për të fituar diçka më shumë....

Lajme të tjera

Web TV