Kap armën të vrasë vëllanë/ Britma në shtëpi, policia ‘shpërthen’ derën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka parandaluar një ngjarje të rëndë në Lanabregas të Tiranës teksa një 32-vjeçar ka tentuar të vrasë me armë vëllanë e tij.

Përplasja me të vëllanë ka ndodhur për motive të dobëta, ku më i vogli  ka kapur armën dhe ka kërcënuar vëllanë e tij më të madh. Ndërsa brenda banesës dëgjohen të qara dhe britma, policia ‘shpërthen’ derën dhe parandalon krimin e rëndë.

Njoftimi i policisë: Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4 parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.

Sekuestrohen dy armë zjarri. Vihet në pranga 32 vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat“, pas njoftimit të marrë se në Lanabregas, Tiranë, një shtetas kishte kërcënuar me armë zjarri vëllanë e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes në kohë kanë prangosur shtetasin:

-S. L., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ky shtetas, për motive të dobëta, kërcënoi për vrasje vëllanë e tij, shtetasin XH. L., 37 vjeç.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri (kallashnikov e pushkë)  dhe fishekë luftarak

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim./Fjala.al/

Të fundit

Vdekja e pacientit, policia merr në pyetje dentistin në Devoll

Policia e Korçës ka reaguar pas vdekjes së 59-vjeçarit menjëherë sapo doli nga klinika dentare ku kishte mbushur dhëmbin....

Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky

Kancelari gjerman Friedrich Merz në tryezën e përbashkët me liderët europianë, kreun e NATO-s dhe presidentët Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky ka kërkuar një...

Trump në sy të Zelenskyt: Tani do marr Putinin në telefon dhe…

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi para gazetarëve gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë se menjëherë pas këtij...

Bilisht/ Humb jetën 55-vjeçari, sapo kishte dalë nga klinika dentare

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka...

Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit të Langaricës, teksa eksploronin më...

Lajme të tjera

Web TV