Mitt Romney kundër Donald Trump, do votojë për shkarkimin e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Donald Trump ka marrë sot një goditje të fortë në procesin e shkarkimit, i njohur si “impeachment”, pasi republikani Mitt Romney ka deklaruar se do të votojë kundër tij. Senatori republikan ka theksuar se Trump si president ka shpërdoruar pushtetin.

“Pyetja e rëndë që Kushtetuta u shtron senatorëve të përgjigjen është nëse presidenti ka kryer një akt ekstrem dhe të egër që arrin në nivelin e “krimit të rëndë”, tha Romney duke shtuar: “Po, ai e bëri”.

Romney theksoi se do të mbështesë akuzën kundër Trump për shpërdorimin e pushtetit, por jo atë të pengimit të Kongresit.

Trump akuzohet se ka nxitur autoritetet në Kiev që të nisin hetimet ndaj ish-zv.presidentit Joe Biden dhe djalit të tij Hunter Biden, në mënyrë që të fillonte dërgimi i një ndihmë ushtarake prej 391 milionë dollarësh për Ukrainën.

Por edhe pse Mitt Romney bëhet senatori i parë republikan nga 53 të tillë që njofton se do të votojë kundër Trump, parashikimet janë që Senati të rrëzojë akuzat kundër Presidentit.

Të fundit

Zbulimi i rrallë në “zemër” të xhunglës meksikane

Në zemër të xhunglës së Chiapas-it, Meksikë, arkeologët kanë zbuluar Sak-Bahlán, një qytet të humbur që për më shumë...

Zelensky këshillohet: Vish kostum para takimit me Trump

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për të zhvilluar një takim të planifikuar me presidentin amerikan Donald Trump të hënën. Pas...

Delfinët shfaqen në plazhin e Darzezës, surprizojnë pushuesit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në plazhin e Darzezës, ku disa delfinë janë shfaqur shumë pranë vijës bregdetare. Pushuesit u surprizuan nga pamjet...

“Asgjë të re nga Fronti i Perëndimit”, zëri i një brezi të humbur dhe tragjedia e tij

18 gusht 1929 – Austria ndalon romanin e Remarkut Nga Leonard Veizi Kur dëgjojmë fjalën “luftë”, mendja na shkon menjëherë te heronjtë e lavdishëm, betejat epike...

Fluks në Portin e Sarandës, numri i udhëtarëve gjatë gushtit arrin 7.300 në ditë

Porti detar i Sarandës është një nga pikat më të rëndësishme hyrëse për turistët. Sipas përgjegjësve të përpunimit të anijeve ky shtatëmujor ka pasur rritje...

Lajme të tjera

Web TV