Njihuni me strategjinë e re të Bashkimit Evropian për Ballkanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca në tetor të vitit 2019 ka bllokuar hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe në këtë mënyrë ka frenuar proceset për zgjerimin e BE.

Presidenti, Emmanuel Macron është përgjigjur ndaj kritikave, se po bën një “gabim historik” ndaj Ballkanit Perëndimor me pohimet se ai “ka marrë rolin negativ” por nuk është i vetëm në qëndrimet për ridefinimin e procesit të zgjerimit të BE.

Ky pozicion i Francës e ka kthyer vëmendjen tek politika e zgjerimit të BE, që nënkupton edhe domosdoshmërinë e ridefinimit të procesit, i cili paraqitet si tepër burokratik, konfuz dhe i komplikuar.

“Politika e zgjerimit të BE është trajtuar shpesh. Por ndryshimi i fundit serioz ka ndodhur në vitin 2003. Ndërkohë kemi mësuar shumë leksione të rëndësishme dhe ka ardhur koha të eliminojmë pengesat në këtë rrugë. Ka ardhur koha për përmirësime dhe rritjen e kredibilitetit të BE”, pohon Tonino Picula, raportuesi i Parlamentit Evropian për Ballkanin.

Në fund të vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020 janë paraqitur disa ide për rishikimin e procesit të zgjerimit. Jo vetëm Franca por edhe disa vende të tjera kanë paraqitur propozimet e tyre. Por esenca është fokusimi tek mbështetja e këtyre vendeve, efikasiteti dhe dinamizimi i procesit. Komisioni i ri Evropian ka marrë përsipër të hartojë edhe një propozim të ri dhe metodologji të re për zgjerimin.

Metodologjia e re

Komisioni Evropian dhe komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi do të paraqesin propozimin e tyre më 5 shkurt. Në Komision thuhet se propozimi ka marrë parasysh qëndrimet e shteteve anëtare dhe “interesat gjeostrategjike të BE”, por edhe interesat e vendeve që duan të futen në BE. Komisioneri Varhelyi thotë, se metodologjia e re do të bazohet në katër parime: kredibiliteti, parashikueshmëria, dinamika dhe forcimi i udhëheqjes politike. Ai kërkon një proces më dinamik dhe më me kredibilitet për zgjerimin.

Lexo edhe :  ''PS e 2025 është si PD e 1992''/ Rama: Nëse votoni kënetën e pësojmë si Maqedonia

“Nuk duan të ndalim procesin e zgjerimit, por të përparojmë procesin”, thonë në KE. Fokusi i metodologjisë së re do të vendoset tek forcimi i shtetit juridik, forcimi i institucioneve demokratike dhe zhvillimi ekonomik. “Këto janë çështjet, të cilat prekin vet thelbin e transformimit të shoqërive në Ballkanin Perëndimor”, mendon Varhelyi.

Komisioneri mendon, se këtë metodologji nuk duhet ta aplikojnë Serbia dhe Mali i Zi, të cilat janë futur në negociata me rregullat aktuale. Por pritet që edhe në negociatat me këto dy vende të kenë modifikime dhe përshtatje sipas metodologjisë së re dhe të vjetër. Të gjithë në Bruksel insistojnë që synimi i fundit i negociatave të jetë anëtarësimi i plotfuqishëm në BE.

Në Bruksel mendohet se strategjia e re do të definojë çështjen e kapitujve të negociatave, çështjen e financimit, ndërlidhjet më të mira mes respektimit të shtetit juridik dhe financave, procesin e transformimit të Ballkanit Perëndimor. KE parashikon hapjen e një debati të gjerë për këtë strategji, menjëherë pas prezantimit të saj. Në Bruksel shpresohet, se në samitin e majit në Zagreb do të hapen negociatat edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se kjo do të rezultojë me një hov të ri për zgjerimin e BE./DW

Të fundit

Njohja e Republikës së Kosovës nga Kenia – Moment i rëndësishëm

Tiranë, 27 Mars 2025 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet vendimin e Republikës së Kenias për të njohur Republikën e Kosovës...

Rama investitorëve të huaj:Blini sot qoftë edhe një gur në Shqipëri,nesër do të jetë vonë

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje investitorëve të huaj të investojnë sa më shpejt në Shqipëri, pasi është një mundësi e artë që, sipas...

Altin Dumani pret kryeprokurorin holandez, ambasada zbardh takimin

Kreu i SPAK, Altin Dumani është takuar këtë të enjte me kryeprokurorin e Zyrës së Prokurorit Kombëtar të Holandës, John Lucas. Ambasada holandeze në Tiranë...

Olta Gixhari bëhet nostalgjike, poston foto nga adoleshenca

Aktorja Olta Gixhari është jo vetëm një emër i dëgjuar në kinematografinë shqiptare, por dhe shumë e përfolur gjithashtu për pamjen e saj tërheqëse...

Rasti “Albkings”/ Dënohet me 1 vit e 9 muaj burg një nga menaxherët e grupit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykimin në lidhje me rastin e njohur si “AlbKings” dhe ka dënuar Florent Poroshticën, një nga menaxhuesit e...

Lajme të tjera

Web TV