Financat dhe Ekonomia: Situata në Ballkanin Perëndimor, 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga EDUART GJOKUTAJ

Raporti BT 2022: Ballkani Perëndimor ndodhet në një udhëkryq të rëndësishëm në trajektoren e vet të zhvillimit. Gjatë dekadave të fundit, shtetet ballkanike kanë shënuar progres mbresëlënës në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të tyre. Me rritjen e prodhimit të brendshëm bruto për frymë dhe rritjen e konsumit familjar, është ulur përqindja e familjeve të privuara materialisht. Nga ana tjetër, varfëria e skajshme është më e ulët dhe jetëgjatësia po rritet. Ballkani Perëndimor ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të forcuar kapacitetet vendase. Ballkani ka një terren  të volitshëm për të çuar përpara rrugën e rimëkëmbjes së gjelbër, duke pasqyruar progresin mbresëlënës të shënuar në vitet e fundit në aspekte të ndryshme. Popullsia aktuale e Ballkanit Perëndimor është rreth 17.18 milionë banorë. Sot, gjashtë ekonomitë[1] kanë një produkt të brendshëm bruto të kombinuar (PBB) prej afër 130 miliardë Euro[2]. Ekonomia e Ballkanit Perëndimor përfaqëson 1.5% të PBB-së së Bashkimit Evropian. PBB-ja mesatare për frymë e rajonit është rreth 12.000 EURO (PPP) [3] në 2021. Procesi drejt integrimit me BE-në ka qenë një shtytës i rëndësishëm i demokratizimit, paqes dhe ndërtimit të institucioneve në Ballkanin Perëndimor dhe i ka ofruar rajonit mbështetje të madhe financiare dhe teknike për zhvillimin e tij dhe integrimin rajonal.

Nëpërmjet Procesit të Stabilizim Asociimit (SAP) që nga viti 1999, ekonomitë në rajon janë përfshirë në një partneritet progresiv me Bashkimin Evropian. Të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia panë një rimëkëmbje të fortë ekonomike me 7.4 për qind rritje në vitin 2021, ndërsa rajoni u rikthye nga recesioni i vitit 2020. Në fakt, fuqia e rimëkëmbjes i tejkaloi parashikimet për shkak të (a) një kombinimi të kërkesës konsumatore të ndrydhur, kufizimeve të udhëtimit, pavarësisht shkallëve të larta të infeksionit dhe vaksinimit të ulët, si dhe (b) një rikthimi në investime dhe një rritje në eksporte, të gjitha të ndihmuara nga mbështetja e vazhdueshme fiskale. Një kthim në rritjen ekonomike ndikoi krijimin e vendeve të punës, duke ndihmuar në uljen e varfërisë në të gjithë rajonin. Të ardhurat nga taksat u rritën gjithashtu në vitin 2022 me rimëkëmbjen e rritjes, duke reduktuar deficitet buxhetore dhe borxhin publik. Megjithatë, një vit rritjeje thjesht nuk është koha e mjaftueshme për çdo vend që të rindërtojë zbutësit fiskalë dhe ato të borxhit për goditjen e ardhshme nëse është një goditje e madhe. Borxhi publik ra në 57 për qind të PBB-së në 2021, rreth 4 pikë përqindjeje më e ulët se kulmi i vitit 2020, por gjithsesi 50 për qind më i lartë në krahasim me periudhën para COVID-19. Si rezultat, qeveritë në të gjithë Ballkanin Perëndimor hynë në vitin 2022 me hapësirë të kufizuar për manovrime fiskale.

Lexo edhe :  E vetmja dritë në fundin e tunelit të Metës janë prangat e Dumanit dhe Kllapit

 

Të fundit

Industria e konjakut në pritje të një zgjidhjeje diplomatike mes Francës dhe Kinës

Që nga janari, industria franceze e konjakut ka qenë objektivi i një hetimi në Kinë për shkelje të konkurrencës....

“Zhdukja” e vajit të ullirit/ Ulet në mënyrë drastike prodhimi në shkallë botërore

Mungesa e vajit të ullirit, i referuar edhe si ” ari i lëngshëm ”, ka çuar çmimet në nivele rekord. Sipas ekspertëve moti ekstrem i nxitur nga...

Kryetarja e Bashkisë së Parisit pret Veliajn: Restaurohet sheshi “Skënderbej” në Paris

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në nisje të vizitës së tij dy ditore në Paris, takoi homologen e tij, kryetaren e Bashkisë...

“Java e Evropës” nis nga Shkodra, ambasadori i BE-së Gonzato ka një mesazh për të gjithë

“Java e Evropës 2024” u çel sot në brigjet e liqenit të Shkodrës, në Shirokën piktoreske. Në aktivitetin e çeljes së javës së Evropës ishin...

“O diva e plehrave”/ Plas sherri në BBV, Egla përplaset ashpër me Erjolën

Ndërkohë që janë surprizuar me një mëngjes të këndshëm nga Vëllai i Madh, Egla dhe Erjola kanë vijuar debatet e ashpra mes njëra-tjetrën. Teksa të...

Lajme të tjera

Web TV