VIDEO-Plas keq në Tiranë/ Policia del në rrugë dhe iu bën shoferëve hatanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia rrugore ka arrestuar 37 drejtues të automjeteve, për shkak të gjendjes së tyre të dehur, të papajisur me leje drejtimi apo që kanë kapur me shpejtësi tej normave të lejuara.

Sipas policisë, midis 37 të arrestuarave 19  prej tyre janë kapur në gjendje të dehur, 16 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 2 drejtues mjetesh për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu, janë pezulluar 157 leje drejtimi, nga të cilat 53 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 70 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 34 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor./Fjala.al/

Njoftimi i policisë: Rrugorët e kryeqytetit arrestojnë 37 drejtues mjetesh, gjatë javës. Policia Rrugore e Kryeqytetit, gjatë javës, ka shtuar kontrollet policore parandaluese për verifikimin e drejtueseve të mjeteve që drejtojnë mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, të papajisur me leje drejtimi, me shpejtësi mbi normat e lejuara, shkeljet e semaforëve etj. Në funksion të kontrolleve të alternuara parandaluese janë verifikuar dhe:

  • Janë arrestuar 37 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 19 në gjendje të dehur, 16 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 2 drejtues mjetesh për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
  • Janë pezulluar 157 leje drejtimi, nga të cilat 53 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 70 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 34 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
  • Janë proceduar administrativisht 158 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
  • Janë proceduar administrativisht 78 drejtues mjetesh, për shkelje semafori.
  • Janë proceduar administrativisht 213 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.
  • Janë proceduar administrativisht 115 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.
  • Janë proceduar administrativisht 2292 mjete, për pushim dhe qëndrim të gabuar.
Lexo edhe :  Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, banesa shkrumbohet plotësisht

# DrejtoMeKujdes

# StopAlkoolitNëTimon

# Respekto?

Të fundit

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Jasir Asani rrezikon të përfundojë në tribunë?

Jasir Asani, njoftoi transferimin e tij në Iran në mes të sezonit. Klubi Esteghlal njoftoi përmes faqes zyrtare se: “Ne kemi nënshkruar një kontratë...

Lajme të tjera

Web TV