ASH/ Nis punën Komisioni i përhershëm i gjuhësisë dhe letërsisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U zhvillua sot mbledhja e parë e Komisionit të përhershëm të gjuhësisë dhe letërsisë, të ngritur sipas Vendimit nr. 44, datë 19.12.2019, pranë Akademisë së Shkencave. Në takim morën pjesë akad. Ethem Likaj, , Akad. Jani Thomai, Akad. Floresha Dado, Akad. Bahri Beci, Akad. as Gjovalin Shkurtaj, Akad. as. Shaban Sinani, prof. Seit Mansaku, prof. Bashkim Kuçuku, prof. Ali Jashari dhe prof. Valter Memisha.

Takim e hapi akad. Ethem Likaj, në cilësinë e kryetarit aktual, duke bërë njohjen e të gjithë anëtarëve të Komisionit me vendimet, pikat e Statutit për ngritjen, detyrat dhe funksionimin e këtij Komisioni e më pas, duke bërë me dije tërheqjen e tij, për arsye objektive, nga drejtimi i Komisionit të përhershëm të gjuhësisë dhe letërsisë. Anëtarët e pranishëm, pas propozimit të disa kandidaturave, votuan në mënyrë unanime për zgjedhjen e prof. Valter Memishës, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, pranë ASA, për postin e kryetarit e të këtij Komisioni të përhershëm.

Sipas rendit të ditës, të përcaktuar më parë, dhe me detyrimin që i përcakton ligji për funksionimin e Akademisë së Shkencave, komisioni u njoh me dosjen e akad. as Shaban Sinani, i cili kandidon për titullin akademik. Të gjithë anëtarët e komisionit e miratuan dhe u shprehën të gjithë dakord për këtë kandidim, duke vlerësuar punën shkencore të deritanishme të kolegut e bashkëpunëtorit të tyre Shaban Sinani.

Komisioni la detyrë që, në një kohë sa më të shkurtër, të miratojë një kalendar për zhvillimin e disa aktiviteteve shkencore, të ngutshme e të domosdoshme dhe rekomandimin e botimeva sa me cilësore, përgjatë vitit 2020, e për t’ia bërë menjëherë të ditur këto propozime Kryesisë së Akademisë së Shkencave.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV