Derbi i Milanos, Ibra: Unë punoj vetëm në fushë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe sot Zlatan Ibrahimoviç është stërvitur në një seancë të personalizuar, për t’u bashkuar ditën e nesërme me shokët e skuadrës, që të përgatiten për derbin që do luhet ditën e djelë me ekipin e Interit.

Nëse tifozët kuqezinj do të prisnin me padurim lajme për Ibrahimovic nga Milanello sot, ata mund të ndjehen të lehtësuar, pasi suedezi, ashtu si dje ishte duke bërë një punë të personalizuar në fushë këtë mëngjes.

Procesi i punës së suedezit ishte të martën në palestër, dje dhe sot në fushë më vete dhe nesër bashkohet me skuadrën raporton media italiane “La Gazzetta Dello Sport”.

Është mëse normale që të gjithë, duke filluar nga Pioli, do të dëshirojnë të jenë sa më të kujdesshëm në lidhje me Zlatan dhe rëndësinë e pranisë së tij në derbi.

Në ndeshjen kundër Veronës, kur ai ishte me grip e nuk luajti, ndryshimi midis ‘Djallit’ me dhe pa Ibrën u duk shumë qartë./Fjala.al/ Katerina Tafa/

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV