Keni probleme me kolitin? Ja cilat janë ushqimet që duhet të konsumoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koliti është sëmundja që ka prekur një pjesë të konsiderueshme të popullsisë. Simptomat e saj shfaqen në në moshën 15-vjeçare. Zakonisht koliti shkaktohet nga dieta e varfër ushqimore, abuzimi me ushqimet e thata dhe të yndyrshme dhe konsumi I tepruar i alkoolit.

Simptomat kryesore të kolitit janë: dhimbjet e barkut, diarre, gazra në aparatin tretës, kapsllëk dhe vështirësi në jashtëqitje. Më poshtë kemi disa këshilla rreth ushqimeve që duhet të konsumoni rregullisht në qoftë se vuani nga koliti:

1.Kosi: Kosi është një ndër ushqimet që nuk duhet të mungojë kurrë në regjimin ushqimor të personave që vuajnë nga koliti. Ai ka në përmbajtjen e tij acid laktik, një substancë që lufton inflamacionin e sistemit tretës dhe veprimin e radilave të lira në organizëm. Mjekët rekomandojnë të hani 200 ml kos në ditë, mund ta hani edhe të shoqëruar me fruta.

2. Ujë patatesh: Zakonisht jeni mësuar të hani patate të ziera, të skuqura ose në formë pureje, por jo më pak i vlefshëm është edhe uji i tyre. Ky lëng lufton kolitin, diarrenë dhe përmirëson aktivitetin e sistemit tretës. Zieni në tenxhere disa patate me madhësi mesatare. Pasi t’i keni zier, kulloni lëngun dhe pijeni vazhdimisht gjatë ditës.

3. Uji i orizit: Uji i orizit është shumë i këshillueshëm në qoftë se keni probleme me kolitin. Rregullon pH-in natyral të stomakut, redukton inflamacionin dhe irritimin e zorrës së trashë dhe rrit numrin e baktereve të mira në sistemin tretës.

4.Karrota: Ajo është e pasur me fibra dhe përbërës me veti anti-inflamatiore, që rrit florën bakteriale të zorrëve dhe i mbron ato nga veprimi i radikaleve të lira. Konsumi i përditshëm i karrotave dhe lëngut të tyre përmirëson ndjeshëm sistemin tretës.

Lexo edhe :  Arsyet pse kafeja mund t’ju bëjë të ndjeni të përziera

5.Bananet: Banania përmban shumë fibra të tretshme në ujë, ku ndër më të rëndësishmet është pektina, e cila pasi përthithet nga sistemi tretës, normalizon vlerat e pH-it në zorrë dhe parandalon diarrenë dhe kapsllëkun. Përbërësit e tjerë si potasi dhe magnezi përmirësojnë shëndetin intestinal. Merrni një ose dy banane të pjekura mirë dhe kalojini në mikser me pak mjaltë.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV