Konfirmohet personi i tretë i infektuar me coronavirus në Britani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person i tretë është konfirmuar me coronavirus në Britaninë e Madhe.

Chris Whitty, zyrtari i lartë i mjekësisë në Britani, dha detajet lidhur me rastin e tretë të personi të prekur nga coronavirusi. Ai deklaroi se personi nuk ishte infektuar në Britani, por e kishte marrë në vend tjetër virusin.

“Pacienti është transferuar në një qendër të specializuar të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, dhe jemi duke përdorur masa të fuqishme të kontrollit të infeksionit për të parandaluar ndonjë përhapje të mëtejshme të virusit”, ka thënë Whittey.

“Shërbimi Shëndetësor Kombëtar është i përgatitur mirë për të menaxhuar këto raste dhe jemi duke punuar shumë për të identifikuar çdo kontakt që pacienti ka pasur”, shtoi ai.

Dy personat e tjerë të infektuar, aktualisht janë duke u trajtuar në spitalin Newcastle, Britani.

Qyteti Wuhan në Kinë është epiqendra e coronavirusit dhe ai është shpërndarë edhe në 25 vende të tjera të botës.

Së fundmi janë raportuar 563 të vdekur në Kinë ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 28.018./Fjala.al

Të fundit

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli...

Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas ndër të...

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë...

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas...

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të huajt për të mbuluar shpenzimet...

Lajme të tjera

Web TV