Përplasja me armë/Shkodër, vihen në pranga 3 persona, një tjetër në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka vendosur në pranga 3 persona për ngjarjen e mbrëmshme në Shkodër ku midis disa të rin u përplasën me armë me njëri-tjetrin dhe mbeti e plagosur një 35-vjeçare.

Operacioni i cilësuar “Reagimi”, pas kontrolleve të shumta derisa arriti në kapjen e 3 personave, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Ndërkaq, policia nën drejtimin e Prokurorisë ngriti një grup të posaçëm hetimi, me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë: Zbardhet dhe dokumentohet brenda pak orësh ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 05.02.2020, ku u plagos me armë zjarri  shtetasja L. J.

Finalizohet operacioni “Reagimi”. Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe DVP Durrës. Kontrolle të shumta, në disa qytete, për kapjen e autorëve.

Arrestohen ne flagrancë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 5 shkurt, në pedonalen e qytetit, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes dy personave mbeti e plagosur një kalimtare, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë ngriti një grup të posaçëm hetimi, me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga grupi hetimor, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Mbi bazën e këtyre informacioneve dhe provave të grumbulluara, nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim DVP Tiranë dhe DVP Durrës, u finalizua operacioni policor “Reagimi, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i në flagrancë i shtetasve: A. R., 31 vjeç, banues në Durrës, E. B., 28 vjeç, banues në Durrës dhe R. Xh., 22 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni. Gjithashtu është shpallur në kërkim M. M., 26 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër.

Lexo edhe :  E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

Nga hetimet e kryera në kohë rekord nga grupi hetimor i DVP Shkodër rezultoi se shtetasit A. R., E. B. dhe R. Xh. kanë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e datës  05.02.2020, rreth orës 22:40, në lagjen “Vasil Shanto”, në drejtim të shtetasit M. M., i cili iu është kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur e plagosur shtetasja L. J. (kalimtare).

Po nga hetimet dyshohet se këta shtetas kishin konflikte të hershme me njëri -tjetrin. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një automjet që i përket shtetasit M. M. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV