Premier Liga ndryshon merkaton e verës, ja afatet e transferimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubet e Premierë Ligë votuan në mbledhjen e aksionarëve ditën enjten (sot)  që të ndryshohet afati i transferimeve të verës për ta rikthyer atë në përputhje me pjesën tjetër të Evropës.

Kjo gjë nënkupton se merkato e kësaj vere do të mbyllet më 1 shtator në orën 17:00 për të gjitha klubet e Premier Ligë raporton “Sky Sport”, duke e zgjatur afatin e transferimeve për klubet angleze.

Kjo do ta zhvendos datën e mbylljes në pikën tradicionale në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit. Data e mbylljes së transferimeve të vitit 2020 do të jetë pra në 1 Shtator ( jo 31 Gusht 2020 duke qenë një pushim në Bankën e Bashkuar).

Rikujtojmë që në vitin 2017, klubet e Premier Ligës votuan të mbyllnin transferimet një ditë para fillimit të sezonit të ri, duke braktisur afatin e gjerë evropian në fund të gushtit.

Menaxherët e Premier Ligës u tronditën atëherë nga ndryshimet, pasi sipas tyre kjo gjë i linte klubet në Angli në një disavantazh me skuadrat evropiane, të cilat do ishin në gjendje të nënshkruanin me lojtarët pasi të ishte mbyllur merkato për Anglinë.

Kur votimi u zhvillua dy vjet më parë, vetëm Manchester United, Manchester City, Crystal Palace, Watford dhe Swansea u shprehën kundër ndryshimit.

Shefi ekzekutiv i ri i Premier Ligë, Richard Masters, foli përpara votimit dhe tha se dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian mund të jetë një faktor vendimtar në të menduarit e klubeve.

“Një nga arsyet është sepse sistemi i imigracionit do të ndryshojë dhe mund merkato mund të jetë dritarja e fundit ku liria e lëvizjes është e mundur, klubet mund të dëshirojnë të përfitojnë nga merkato më e gjatë për t’u siguruar që kanë përfituar plotësisht ,”-tha ai./Fjala.al/ Katerina Tafa/

Të fundit

Trump patrullon rrugët e Uashingtonit, u çon ushtarëve pica dhe hamburgera

Të enjten Donald Trump bëri një vizitë tek ushtarët e dislokuar në Uashington, duke i siguruar ata se operacioni i tij...

Katër fëmijët ishin në banesë, zbardhen detajet e rënda nga vrasja e shqiptares në Greqi

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Volos të Greqisë këtë mëngjes.Një 40-vjeçar shqiptar qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten në hyrje të pallatit ku...

“The Devil Wears Prada 2”, moda e mbuluar me diamante

Anne Hathaway dhe Meryl Streep rikthehen me bizhuteri luksoze dhe veshje që premtojnë të ndezin trendet e reja   Filmi i shumëpritur “The Devil...

Braçe denoncon bllokimin e korsisë së emergjencës në Unazë: Nuk funksionon

Deputeti socialist Erion Braçe vijon denoncimin publik të problematikave sociale dhe shëndetësore që prekin qytetarët e kryeqytetit. Ditën e sotme ai ka bërë një video-postim të shoqëruar...

22 gusht 1962 – Atentati, paramilitarët komplot për të vrarë Charles de Gaulle

Në fillim të viteve ’60, Franca gjendej në një nga periudhat më të tensionuara të historisë së saj moderne. Lufta e Algjerisë po hynte...

Lajme të tjera

Web TV