Andi Bushati: Basha e ka blof idenë e zgjedhjeve të parakohshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Andi Bushati mendon se Lulzim Basha e ka blof idenë për t’u futur në zgjedhje të parakohshme. Në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Bushati tha se kreu i PD-së e  bën blofin për të mos i dhënë përgjigje militantëve të tij, se përse u ul në tavolinën e bisedimeve me anëtarë të mazhorancës për reformën zgjedhore.

Në këtë mënyrë thotë Bushati, kreu demokrat u hedh militantëve të partisë së tij “karremin” e zgjedhjeve të parakohshme. I pyetur përse i gënjen Basha militantët e tij, Bushati u përgjigj se këtë gjë e bën për të fituar kohë. Basha, thotë ai, dëshiron t’i fitojë zgjedhjet, por nuk është në rrugën e duhur për ta bërë këtë gjë.

“Unë nuk mendoj se do të kemi zgjedhje të parakohshme. Unë nuk e mendoj, sepse që të ketë zgjedhje të parakoshme duhet të jenë të dy palët. Deri më tani mazhoranca e ka eksluduar. Unë mendoj se ky i Bashës është një bllof. Është një bllof, të cilin Basha po e përdor për një qëllim të caktuar. Basha bëri një vit rrugë radikale dhe papritmas vendosi të hyjë në sistem dhe të ulet në tryezë. Basha pas kësaj kthese 180 gradë duhet të jepte disa përgjigje. Domethënë, Pse u ule? Çfarë arrite? Ku do të arrish? Ti thoshe që është rrezik vjedhja e votës? A po e shmang vjedhjen e votës? Dhe për t’i shmangur të gjitha këto pyetje, çfarë bën? I tregon militantëve të vet karremin e zgjedhjeve të parakohshme”, u shpreh ai.

Cili është përfitimi i Bashës që gënjen njerëzit e vet?

“Në momentin e caktuar Basha po e bën për të fituar kohë. Unë nuk jam nga ata që besojnë që Bashën e ka blerë Rama dhe nuk don t’i fitojë zgjedhjet. Basha dëshiron t’i fitojë zgjedhjet, po a është në rrugën e duhur për t’i fituar zgjedhjet për këtë nuk jam i sigurt”, tha Bushati.

Të fundit

Telefonata me Trump, Zelensky: Do ta mbrojmë qiellin tonë së bashku me SHBA

Presidenti i SHBA dhe ai ukrainas zhvilluan një bisedë telefonike, që u cilësua si mjaft e rëndësishme nga zyra...

PD kërkesë në KQZ, akuza: Ku i kemi materialet filmike?

Partia Demokratike dhe koalicioni PD-ADSHM i kërkon KQZ-së që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend të...

Plazhi i Spilles mbulohet nga mjegulla e dendur, pushuesit vijojnë plazhin

Plazhi i Spilles në Kavajë është përfshirë ditën e sotme nga një mjegull e dendur dhe nga një erë e fortë. Në foto shihen qartë...

Korçë, i mituri autik tenton të vetëdigjet në banesë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme, rreth orës 16:30 në qytetin e Korçës, ku një i mitur me spektrin autik ka...

Aksident me vdekje në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, të përfshira 3 automjete

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor ‘Shkodër-Lezhë’, ku janë përfshirë tre automjete. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se...

Lajme të tjera

Web TV