Anti-KÇK/ Taulant Balla tregon një nga dosjet më të zeza të korrupsionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulat Balla, në një konferencë për mediat ka vënë edhe një herë në qendër të vëmendjes atë që ai e quan një prej dosjeve më të zeza të korrupsionit, konkretisht dosjen CEZ.

Sipas tij ajo është çështja më e madhe e korrupsionit në këto 30 vite, ku akuzohet kryeministri i asaj kohe Sali Berisha për privatizimin OSSH me një kompani private çeke CEZ në vitin 2009. Ai shprehet se privatizimi ishte fiktiv, me fitues të paracaktuar dhe me favorizime që vazhduan edhe pas marrjes së kompanisë nga çekët duke i shkaktuar dëm popullit shqiptar prej 414 milionë Euro.

“Dosja CEZ është një nga dosjet më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri në këto 30 vite. Do doja t’i ftoja këdo që ka pak njohuri juridike ta lexojë me vëmendje vendimin e Gjykatës. Gjykata mund të ketë bërë një shpjegim të termave po nuk ka analizuar faktet. Gjyqtari ka shpjeguar se çfarë nënkuptojnë termat por nuk është bazuar në fakte.

Privatizim i OSSH që ka qenë objekt i Komisionit Hetimor është bërë në shkele të ligjit. Që prej 2005 kemi identifikuar të gjitha hapat, që kjo kompani të shkonte te ky blerës, dhe në tenderin ndërkombëtar ka qenë vetëm ky blerës i paraqitur. Është kualifikuar CEZ në performancë të kushteve minimale. Asnjë prej kërkesave që ofronte për tu blerë OSSH nuk ka plotësuar CEZ për të privatizuar OSSH. Kjo i ka kushtuar 57 miliard lek ose 414 milionë Eruo shtetit shqiptar.”, është shprehur Balla./Fjala.al

Të fundit

Shqipëria e përfshirë nga i nxehti afrikan, reagon Çupi: Të dënohet…

Analisti Frrok Çupi tha në një studio televizive se kjo është një nismë e justifikuar dhe se ndëshkimi duhet...

Si do të ishte bota nëse nuk do ta kishim shpikur bombën atomike?

Filmi fitues i çmimit Oscar në vitin 2024, Oppenheimer, që flet për shkencëtarët që punuan në Projektin Manhattan, nxit një reflektim mbi bombën atomike:...

Zjarret jashtë kontrollit/ Kërkohet ndihmë urgjente në Gramsh, banorët të bllokuar

Në fshatrat Kullollas, Bletës dhe Menkollarë të Gramshit, nga zjarri masiv janë përfshirë dhe banesa, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Burime nga terreni bëjnë...

Çlirimi vazhdon! Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish mesditën e sotme pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Në një postim në Facebook, kreu i...

Mjerimi i krizës

Nga Ben Andoni Në këto ditë kur njeriu mendon të prehet dhe siç ndodh rëndom në Shqipëri të mendojë në përparësi të papriturat që e...

Lajme të tjera

Web TV