Koronavirusi/ Vdekja e mjekut sjell shpërthim revolte, të “mbytet” censura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Li Wenliang është mjeku nga Kina i cili vdiq si pasojë e koronavirusit, ndërkohë që mjekonte pacientët e prekur në qytetin Wuhan.

Dhjetorin e kaluar ai bëri një njoftim të rëndësishëm ku paralajmëronte kolegët e tij që të tregoheshin të kujdesshëm pasi kishte konstatuar një virus vdekjeprurës.

Në momentin që mjeku bëri këtë konstatim ai u vu nën hetim nga policia për shpërndarje të komenteve false.

Lajmi për vdekjen e tij, ka sjellë reagime të forta në median sociale kineze Weibo. Çka shumë shpejt u kthye në revoltë dhe akuza ndaj qeverisë, e cila u përpoq ta mbante të fshehtë epideminë.

Po ashtu, kjo vdekje risolli edhe një herë në fokus, mungesën e lirisë së shprehjes në Kinë.

Sipas një raportimi të BBC, struktura anti-korrupsion në Kinë ka hapur hetime për çështjen e Dr. Li.

Qeveria kineze më përpara e ka pranuar disi se ka pasur ngadalësi në reagimin ndaj virusit, që ka vrarë deri tani 636 persona dhe ka prekur mbi 31 mijë vetë.

Media sociale në Kinë ka shpërthyer me zemërim, dhe nuk ka patur vitet e fundit një rast të ngjashëm të kësaj revolte kundër qeverisë. Hashtaget kryesore që po përdoren, janë që “Qeveria i detyrohet një ndjesë Dr.Li”, dhe “Duam lirinë e shprehjes”.

Mirëpo censura është në veprim. Kur BBC kërkoi në rrjetin social Weibo, doli se dhjetra mijë komente ishin fshirë. “Kjo nuk ishte vdekja e një denoncuesi, por vdekja e një heroi”, thotë një komentues.

Tashmë, shumë vetë po përdorin hashtage të tipit; “A e kupton”, duke ju referuar pikërisht letrës që Dr.Li, u detyrua të firmoste nga policia, teksa u akuzua për shqetësim të rendit social.

Lexo edhe :  Spanja në alarm nga xhihadistët, 95 të arrestuar në 8 muaj

“Mos harro si ndihesh tani, mos harro këtë revoltë, s’duhet të lejojmë të ndodhë prapë”, shkruajnë komentuesit.

“E vërteta do të trajtohet gjithnjë si thashethem. Edhe sa do të vazhdosh të gënjesh, çfarë tjetër ke për të fshehur”, janë të tjera shprehje të revoltës.

Po ashtu, komentuesit u bëjnë thirrje të rinjve që të reagojnë, pasi ndryshim I madh pritet të ndodhë në Kinë.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV