Kryeprokurori i Kosovës: Na jepni të drejtë të hetojmë terrorizmin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe Kosova duhet të ketë një prokurori që duhet të marrë përsipër hetimin e të gjitha krimeve të rënda që ndodhin në vend. Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka dorëzuar sot në Këshillin Prokurorial dhe zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, kërkesën për themelimin e departamenteve shtesë në Prokurorinë Speciale. Kërkesa është bazuar në strategjinë për riorganizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, strategji e cila është përgatitur me iniciativë të vetë kryeprokurorit Isufaj, pas marrjes së këtij posti. Në draftin që ai ka dorëzuar mësohet se ka përcaktuar konkretisht kompetencat shtesë që kërkon.

“Sipas strategjisë së lartcekur PSRK-ja, përveç departamentit për krime lufte që është tani, duhet t’i ketë edhe tri departamente, atë për krim të organizuar dhe krime tjera në kompetencë të PSRK, departamenti për terrorizëm, departamenti për korrupsion dhe krim financiar. Qëllimi i themelimit të këtyre departamenteve në kuadër të kësaj prokurorie do të mundësojë ngritjen e efikasitetit, efektivitetit, llogaridhënies dhe kualitetit të punës së PSRK-së.  Strategjia e PSRK-së mbështetet në disa parime të cilat do të ndikojnë në rolin proaktiv në hetime, llogaridhënie, kontrolle dhe mbikëqyrje permanente të punës së prokurorëve dhe në orientim të rezultate të kësaj prokurorie. Po ashtu, strategjia ka edhe parimin për promovimin e punës në ekipe të prokurorëve në rastet e rënda, ngritjen e profesionalizmit dhe profilizimin e prokurorëve, bashkëpunimin, krijimin e kushteve adekuate për punë, si dhe komunikimin me publikun”- thuhet në komunikatën e lëshuar ditën e sotme.

Për zbatimin e parimeve të lartpërmendura Prokuroria speciale e Kosovës do të funksionojë me një strukturë organizative të ndryshme nga ajo aktuale, do të punojë bazuar në objektiva strategjike të arritshme, si dhe do të ketë një riorganizim të resurseve humane në mbështetje të zbatimit të mandatit të vet. Kjo është risi në këtë sipërmarrje pasi më parë këta sektorë nuk kanë qenë të organizuar si nj tërësi hetimore por të ndarë. Tashmë Isufaj do të ringre një strukturë të mirëorganizuar hetimore në të cilën të jenë të përfshirë kompetentët e hetimit në të gjithë sektorët e krimeve të rënda, përfshi atë të anti-terrorizmit dhe  të krimit ekonomik. n.k/Fjala.al/

Të fundit

“Shokë, duhet të dimë gjithçka”/ Si STAS-i përgjonte qytetarët e RDGJ-së?

“Shokë, duhet të dimë gjithçka!”: Ky ishte mesazhi i qartë që Erich Mielke u dha punonjësve të tij. Ai...

Sistemi sekret që përdor Hamasi për të shpërndarë pagat e qeverisë

Pas gati dy vitesh lufte, aftësia ushtarake e Hamasit është dobësuar rëndë dhe lidershipi i tij politik është nën presion të madh. Megjithatë, gjatë gjithë...

Arsyet për burgosjen pa fund: Pse Gjykata e Hagës e mbajti sërish Thaçin në qeli

Gjykata Speciale ka zgjatur paraburgimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ndaj Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut nga Dhomat e...

Shqipëria s’përfshihet në projektin e DASH për vizat me garanci 15 mijë USD

Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15 mijë dollarë për marrjen e...

Sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, Qeveria përditëson 4 vendimet e reja të BE

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke reflektuar katër vendime të...

Lajme të tjera

Web TV