Mjeku paralajmëroi koronavirusin që e vrau/ Kinezët tërbohen ndaj qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Kinë ka shpërthyer zemërimi publik kundrejt qeverisë kineze, sipas një raportimi të bërë nga BBC. Shkak ka qenë vdekja e një mjeku kinez, i cili tentoi të paralajmëronte rrezikun nga virusi kohë më parë. Mjeku u prek nga koronavirusi teksa po kuronte pacientët në Wuhan.

Dhjetorin e shkuar ai u dërgoi një mesazh mjekëve të tjerë, duke i paralajmëruar për një virus vdekjeprurës që mendonte se dukej si SARS. Por policia i tha se duhej të ndalonte komentet false dhe se po hetohej për shpërndarje thashethemesh.

Vdekja e mjekut ka zgjuar komentet në të gjithë Kinën dhe populli kinez akuzon qeverinë se ka nënvlerësuar rëndësinë e këtij virusi dhe fillimisht ka tentuar ta mbajë sekret, raporton BBC.

Vdekja e mjekut ka nxitur po ashtu edhe një debat për mungesën e lirisë së fjalës në Kinë. Një trupë antikorrupsion në Kinë thotë se ka nisur një hetim për këtë çështje.

Më herët qeveria kineze e pranoi se ka pasur probleme dhe mungesa në mënyrën se si është trajtuar virusi. Doktori i ndjerë me bashkëshorten e tij ishin në pritje të një fëmije.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV