“Oazi” kthehet tek të zotët, prokuroria: Bajrajt s`janë grup kriminal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Një nga operacionet më të bujshme mori emrin e një hoteli po kaq me emër që gjendej në bregdetin e Velipojës. Ai ishte në pronësi të familjes Bajri, ose të paktën kështu pretendoi policia dhe prokuroria kur Belgjika dhe Holanda kërkuan goditjen e një prej grupeve më të frikshme kriminale që vepronte në Europë dhe në Shqipëri.

Operacioni i zhurmshëm i Forcës së Ligjit që nisi nga Fatmir Xhafa u mburr jo pak me këtë goditje të fortësh shkodranë të cilët mbaheshin edhe si ‘zotët’ e punëve të krimit në qytetin e tyre. Në një periudhë 2-4 vjeçare u konsideruan të paprekshmit, ndërsa u theksua se goditja e tyre ishte goditja ndaj të paprekshmëve. Një fis i madh me një sërë mbiemrash të ndryshuar, ata u mësuan nga një sërë atentatesh që ndodhen ndaj tyre por edhe u tha se ata realizuan.

Direktivat e agjencive ligjzbatuese europiane sollën emra, fakte dhe prona që duhej të ndërhynin autoritete shqiptare. Dhe në atë kohë u kërkua të bëheshin operacione të njëhershme ku duhej të izolohej gjithë grupi që thuhej se drejtohej nga Ismet Bajri. Tani kur OFL-ja dërgon formular nëpër shtëpi të fortësh, prokuroria nuk e mban dot më çështjen e Bajrajve. Ata duhet të hetohen në Shkodër sepse nuk janë aq të rrezikshëm sa i ka bërë në arë kohë BE-ja! Kështu operacioni policor i pagëzuar ‘Oazi’ ku u ndaluan 11 persona si anëtarë të grupit Bajri, për të cilët autoritetet nuk siguruan prova,  nuk do të hetonin së bashku në prokurorinë e Posaçme.

Dy vite më parë policia deklaroi me bujë se kishte shkërmoqur një grup kriminal në Shkodër. Por në në gjykatë dy prokurorë të SPAK deklaruan se nuk e provuan dot ekzistencën e grupit kriminal të ashtuquajtur ‘Bajrajt’ dhe se çështja duhet të shkojë për kompetencë pranë prokurorisë së Shkodrës. Një kërkesë e tillë u pranua nga gjykata e posaçme. Në seancën e radhës, teksa pritej informacion për veprimet e mëtejshme të SPAK, dy prokurorët thanë se nga gjashtë të dyshuar të mbetur në këtë çështje vetëm dy prej tyre dyshoheshin për grup të strukturuar, por meqë grupi duhet të përmbajë më tepër se tre persona, atëherë bie akuza për pjesëmarrje në grup e për pasojë nuk mund të flitet për një grup kriminal.

Lexo edhe :  I dënuar në Itali për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 45-vjeçari

Behar Bajri do të hetohet në Shkodër për vrasje, Safet Bajri për paracaktim të rezultatit sportiv së bashku me Asmer Bilalin, Ilir Bajri do të hetohet për gjobëvënie, Ismet Idrizi për armëmbajtje pa leje dhe Emrah Plaku për ndërtim të paligjshëm. Këto janë akuzat që janë nisur bashkë me emrat e personave konkret tek hetimi i Shkodrës. Por në momentin kur çështja të nis shqyrtimin në Shkodër do të jenë mbrojtësit ligjor që do të kërkojnë ndryshime masash për të gjithë klientët e tyre e për pasojë edhe lirimin e të gjithë atyre që gjenden në qeli. /Fjala.al/

 

Të fundit

Inflacioni në Eurozonë bie për herë të parë pas 4 muajsh, arrin në 2.4%

Inflacioni në Eurozonë ka rënë për herë të parë pas katër muajsh në 2.4%, duke forcuar shpresat e vendimmarrësve...

Parashikimi i motit për sot, 4 mars 2025

Zonat e ulëta si edhe vija bregdetare do të mbizotërohen nga motit i kthjellët gjatë gjithë paradites, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta...

Inteligjenca artificiale na ndihmon të interpretojmë tingujt e kafshëve

Cilido qoftë mendimi juaj për atë që përgjithësisht (dhe shpesh në mënyrë të pahijshme) quhet "inteligjencë artificiale", nuk ka dyshim se ajo po ndryshon...

Makina që drejton vetë vendos rekord botëror të shpejtësisë!

Një moment historik i ri për lëvizshmërinë autonome është arritur në Qendrën Hapësinore Kennedy: Maserati MC20 Coupé , i pajisur me një shofer AI të zhvilluar nga Universiteti Politeknik i...

Një monografi për artisten Safete Toska, “fisnikja tironse” e këngës qytetare

Nën zërin e mrekullueshëm të këngëtares Safete Toska në sfond, u promovua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit monografia Safete Toska – Fisnikja...

Lajme të tjera

Web TV