Rindërtimi/Ahmetaj kërkon 20 specialistë, ja si të aplikoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shtetit për Rindërtimin kërkon të punësojnë jurist, inxhinierë, arkitet, ekonomistë dhe IT. Janë në total 20 vende të lira punë në nivelin specialistë.  Për tu bërë pjesë e ministrisë së Arben Ahmetajt duhet të aplikoni duke dërguar listën e dokumentacionit të kërkuar në adresën e e-mailit: Sekretariati.Rindertimi@kryeministria.al., brenda datës 13 Shkurt 2020. Sipas njoftimit zyrtar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për vlerësimet e rezultateve individuale në punë.

Ministria e Shtetit për Rindërtim  ka shpallur thirrjen për 20 vende të reja vakante pune ku kërkohen specialistë nga fusha të ndryshme. Numri total i vendeve vakante është 20(njëzet) dhe fushat nga të cilat kërkohen specialistët janë:

Specialist/Jurist (4 vende)

Specialist/Inxhinier( 7 vende)

Specialist/Arkitekt (3 vende)

Specialist/Ekonomist( 2 vende)

Specialist/ IT (3 vende )

Specialist/ GIS (1vend )

Sipas njoftimit zyrtar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për vlerësimet e rezultateve individuale në punë.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me pozicionin e punës;

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

Ku dorëzohet aplikimi?

Aplikimi bëhet duke dërguar listën e dokumentacionit të kërkuar në adresën e e-mailit: Sekretariati.Rindertimi@kryeministria.al., brenda datës 13 Shkurt 2020.

E-maili duhet të mbajë titullin: Aplikim pune për pozicionin (titulli i pozicionit sipas përshkrimit në njoftim)

Lexo edhe :  Pensionet/ Koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave, përfitojnë mbi 40 mijë persona

Cilat janë dokumentet e nevojshme për aplikim?

a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://ëëë.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit dhe listën e notave.

c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

g – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Cilat janë hapat që ndiqen nga aplikimi deri në fillimin e punës?

Brenda 5 ditëve nga mbyllja e afatit të aplikimit, kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara në dokumentin e Përshkrimit të Pozicionit të Punës, do të ftohen për intervistë.

Brenda 5 ditëve nga zhvillimi i intervistës kandidatët e intervistuar do të njoftohen për vlerësimin e komisionit.

Kandidati i përzgjedhur do të ftohet për lidhjen e kontratës dhe dorëzimin e dokumenteve të dosjes së noterizuara.

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV