Rrogat e trajnerëve dhe lojtarëve, Messi merr gati dyfishin e Ronaldos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi është futbollisti më i paguar në botë, duke marrë dyfishin e pagës së yllit të Juventus, Cristiano Ronaldos.

Ndërsa nga trajnerët, kreu i stolit të Atletico Madridit, Diego Simeone dy herë më shumë para se Zinedine Zidane i Real Madridit.

Në listën e bërë publike nga “L’Equipe” rezulton se Messi fiton 8.3 milionë euro bruto në muaj, ndërsa Cristiano fiton 4.5 milionë euro bruto në muaj.

Vendin e tretë për pagën më të lartë e mban sulmuesi i PSG-së, Neymar me 3 milionë euro bruto në muaj, pastaj vjen Antone Griezmann dhe Luis Suarez.

Lojtarët më të paguar në botë

Lionel Messi: 8.3 milionë euro bruto në muaj

Cristiano Ronaldo: 4.5 milionë euro bruto në muaj

Neymar: 3 milionë euro bruto në muaj

Antoine Griezmann: Pak më pak se 3 milionë euro bruto në muaj

Luis Suarez: Pak më pak se 3 milionë euro bruto në muaj

Gareth Bale: 2.5 milionë euro bruto në muaj

Eden Hazard: 2.5 milionë euro bruto në muaj

Mbappe: 1.9 milion euro bruto në muaj

Diego Simeone në krye të trajnerëve

Trajnerët më të paguar në botë

Simeone: 3.6 milionë euro bruto në muaj

Guardiola: 1.94 milionë euro bruto në muaj

Mourinho: 1.46 milionë euro bruto në muaj

Klopp: 1.46 milionë euro bruto në muaj

Zidane: 1.4 milionë euro bruto në muaj

Antonio Conte: 1.38 milionë euro bruto në muaj./Fjala.al/

 

Të fundit

Partizani para ndeshjes në Europë, ndryshon axhenda për të kuqtë

Partizani do të rikthehet pas 15 ditësh në Tiranë. Në fillim u diskutua shtyrja e qëndrimit në Ohër, por...

Shqiptarët rrisin kursimet/ Depozitat bankare u zgjeruan në lekë dhe në euro

Rriten depozitat si ne leke dhe ne euro.Të dhënat e Bankës së Shqiperisë konfirmojnë se kursimet e shqiptarëve bankare në monedhën vendase, në fund...

Meta nga burgu: Zbulimi i kartës së Monikës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës time!

Kryetari i Partisë së Lirisë (ish-LSI), i arrestuar prej 21 tetorit 2024 nga SPAK dhe me vendim të GJKKO-së, aktualisht i pandehur për çështjen e lobimit...

GJKKO masë sigurie ndaj kreut të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

Këtë të hënë, Gjykata e Posaçme, ka vendosur masë sigurie ndaj kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme...

“Farsë e turpshme”/ Tedi Blushi merr në mbrojte Berishën dhe dhëndrin e tij

Sekretari i PL-së Tedi Blushi foli në konferencën e sotme për procesin gjyqësor ndaj Sali Berishës, duke e cilësuar atë një farsë politike dhe...

Lajme të tjera

Web TV