Shkatërrohet banda shqiptare e drogës, arrestohen 25 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një operacioni të sinkronizuar në Belgjikë, Spanjë, Holandë, Gjermani dhe Francë, janë arrestuar 25 të dyshuar, që i përkisnin një rrjeti shqipfolës të kriminalitetit të organizuar.

Në operacion ishin të angazhuar 600 punonjës policie. Kjo goditje ndërkufitare është rezultat i një hetimi kompleks, njofton Policia e landit Saksoni-Anhalt.

Sipas këtij njoftimi, hetimet janë zhvilluar që nga viti 2017 nga policia lokale belge në Anvers në bashkëpunim me Policinë Federale belge, Gardën Civile spanjolle dhe policinë holandeze.

Në këtë proces kanë qenë të përfshira edhe Zyra Federale e Kriminalistikës në Gjermani me grupin hetimor për hetimin e narkotikëve pranë Zyrës Së Kriminalistikës së landit Saksoni Anhalt dhe Zyra e Doganave të Hanoverit e forcat e policisë së landit si dhe Policia Federale e Francës.

Të dyshuarit mendohet, se janë pjesë e një tregtie të gjerë të drogës mes Amerikës së Jugut dhe Evropës përmes anijeve të kontejnerëve. Drogat janë kontrabanduar të fshehura nëpër kontejnerë dhe janë shpërndarë në mbarë Europën me automjete të pajisura me rafte të fshehura në mënyrë të rafinuar.

I njëjti grup dyshohet se ka menaxhuar edhe plantacione kanabisi në Spanjë dhe në Gjermani, ku e kultivon dhe e përhapnin kanabisin, përpara se ta shpërndanin atë për shitjet e mëtejshme në vende të tjera evropiane, thuhet ndër të tjera në komunikimin për mediat të landit të Policisë së Saksoni Anhaltit.

Gjatë arrestimeve janë kontrolluar 30 objekte, gjashtë plantacione kanabisi, 60.000 Euro, mjete të shumta komunikimi si dhe armë e municione. Operacioni është mbështetur nga Europoli.

Të fundit

Agron Shehaj ndan momentet me familjen nga ura ikonike e Brooklyn

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj ka ndarë një fotografi me familjen, nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara...

Tjetër shitje nga Bayern, Coman përfundon në Arabinë Saudite

Kingsley Coman po largohet nga Bayern. Mediat gjermane raportojnë se sulmuesi francez është duke negociuar me Al Nassr në Arabinë Saudite. Në Mynih nuk janë...

Ngjarja në Llogara, anëtari i Federatës së Gjuetisë: Policia të veprojë!

Ngjarja e rëndë ku 22 kuaj u qëlluan me armë gjahu në zonën e Llogarasë, afër “Gropave të Pirit”, ka shkaktuar reagime të shumta...

Historia tipike shqiptare shkon në kinematë e botës

Frani, e cila pavarësisht se ka lindur grua, ka zgjedhur të jetojë si burrë. Por, kur Zana, mbesa që ka nën kujdesin e saj ka...

Broja prezantohet tek ekipi i ri: Do të jap gjithçka nga vetja

Armando Broja është lojtari i ri i Burnley. Klubi anglez njoftoi transferimin përfundimtar të sulmuesit nga Chelsea. Broja ka firmosur për 5 vite me klubin...

Lajme të tjera

Web TV