Në Britaninë e Madhe janë arrestuar katër të mitur të akuzuar për sulme seksuale. Në Rochdale, në periferi e Mançesterit, në veriperëndim të Anglisë, policia ndaloi fëmijët, të gjithë të moshës 12 dhe 14 vjeç, pasi morën një ankesë nga një bashkëmoshatare e tyre.
Të katërt dyshohet se kanë ushtruar dhunë në grup ndaj vajzës në moshën e tyre. Viktimës iu besua mbështetja e një ekipi psikologësh të vënë në dispozicion të familjes nga autoritetet hetimore të Policisë së Mançesterit. Katër të arrestuarit aktualisht qëndrojnë në paraburgim në ambientet e vëzhgimit të të miturve.
Historia ka shkaktuar shumë protesta në Angli, sepse dhuna e të rinjve është një plagë vazhdimisht në rritje në vend, veçanërisht në zonat urbane. Shqetësim dhe tmerr për atë që ndodhi jo vetëm në komunitetin lokal, por edhe në nivel kombëtar./O.S