SPAK-u bëhet KAPS/ Dërgon dosjen ‘Bajri’ në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar është duke anashkaluar dosjet e nxehta që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Pas dosjes së bujshme 184 lidhur me vjedhjen e zgjedhjeve, e cila u dërgua për gjykim në Dibër, një tjetër dosje e nxehtë, ka përfunduar në gjykatat e rretheve. Kështu Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme ka dërguar dosjen ‘Bajri’ në Prokurorinë e Shkodrës pasi ka konstatuar se nuk është kompetencë e SPAK.

Ndaj të akuzuarve Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku, Enver Bajri ka rënë akuza e grupit të strukturuar e grupit kriminal dhe do të hetohen tashmë në Prokurorinë e Shkodrës,  transmeton raporton News 24.

Enver dhe Behar Bajri u përfaqësuan nga avokati Alban Bengasi ndërkohë Safet Bajri, Ilir Bajri, Astmer Bilali,Ismet Idrizi dhe Emrah Plaku janë përfaqësuar nga avokati Arbër Hoxhaj.

Më 22 shtator të 2018 11 persona u arrestuan në kuadër të Operacionit ‘OAZ’ ndër të cilët edhe Safer dhe Enver Bajri.

Ata akuzoheshin në fillim për një sërë veprash penale si “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i lotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, të gjitha këto të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Grupi akuzohej për dy vrasje, njëra në 7 shkurt 2001, ku u vra shtetasi A.T., dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja F.H., 15 vjeçe.

Lexo edhe :  Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje, stuhi dhe alarm në disa rajone

Gjithashtu ata janë akuzuar për kanosje ndaj disa shtetasve për të dhënë një shumë parash. Megjithatë, pas shumë kohësh aktivitet kriminal, Safet Bajri do të binte në pranga në Tiranë në 2018 kurse Behar Bajri dhe Samet Halluni u arrestuan në Holandë dhe u ekstraduan në Shqipëri. Mes të arrestuarve ishin dhe dy figura shumë të shquara të sportit shqiptar, ish- portieri i Vllaznisë Armir Grimaj i cili u lirua për mungesë provash si dhe ish- kampioni i boksit Astmer Bilali i cili vijon të mbetet në qeli.

Të fundit

Çfarë ndodhi sot në Lunxhëri? Makina shkrumbohet në mes të rrugës

Një automjet që po udhëtonte drejt Gjirokastrës është shkrumbuar plotësisht në mes të rrugës. Incidenti ndodhi rreth orës 16:00, në...

Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance ka deklaruar se nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë. "Presidenti ka qenë i qartë. Nuk do të ketë...

Berisha publikon denoncimin e Fatos Nanos për të akuzuar Ramën

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij në Facebook një video nga një deklaratë e mëhershme e ish-kryeministrit...

Ylli Limani në komisariat? Artisti anulon koncertin në Shkodër

Këngëtari i njohur Ylli Limani ka reaguar së fundmi në një InstaStory, duke ngjallur shqetësim te fansat e tij. Përmes postimit, ai ka falënderuar publikun...

PD që nuk ndryshon kurrë! Vetëm 14 deputetë futen për herë të parë në Parlament

Nga 50 mandate që Partia Demokratike dhe aleatët e saj arritën të fitonin nga beteja elektorale e 11 majit, vetëm 14 prej tyre ulen...

Lajme të tjera

Web TV