Dosja “184”/Daci: SPAK veproi gabim, shqiptarët duan të dinë të vërtetën e krimit elektoral

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokat prof. asoc. dr. Jordan Daci analizon situatën e krijuar në sistemin e drejtësisë, që me nisjen e vetingut dhe pse SPAK nuk po heton sot dosjet e bujshme, veçanërisht dosjen e zgjedhjeve në Dibër. Sipas Dacit, SPAK veproi gabim në lidhje me dosjen “184”, ku përfshihen zyrtarë të lartë me imunitet dhe është kompetencë e SPAK-ut, sipas tij, për të hetuar zyrtarët e lartë. Daci thekson se është hequr dorë nga një çështje me ngarkesë politike, por, sipas tij, shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën e madhe që fshihet pas krimit elektoral të disa dekadave

Z. Daci, si e gjykoni procesin e vetingut deri më tani?

Procesi i vetingut deri më tani nuk i ka përmbushur pritjet e shqiptarëve për sa i përket posaçërisht shpejtësisë së punës, zbatimit të standardeve të një procesi të rregullt dhe cilësisë së vendimmarrjes. E thënë me fjalë të tjera, numri i rasteve të shqyrtuara është shumë i vogël dhe me këtë projektim pritet që procesi të zgjasë së paku 8-10 vjet, që nuk përbën lajm të mirë për shqiptarët të cilët presin të kenë një sistem drejtësie të pavarur, profesional dhe të përgjegjshëm sa më shpejt që të jetë e mundur. Nga ana tjetër, vërehet që trupat gjykuese thuajse në tërësi në proceset e zhvilluara kanë dështuar në garantimin e një procesi të rregullt për subjektet duke rrezikuar interesin publik si pasojë e një vendimmarrjeje të pritshme të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në favor të subjekteve. Po ashtu, trupat nuk kanë vlerësuar të tre treguesit për subjektet, duke shkelur të drejtën e tyre, por edhe parashikimin ligjor. Nga ana tjetër, vlerësimi i treguesit të profesionalizmit është bërë duke pasur parasysh standarde shumë të dobëta profesionale nga vetë trupa vlerësuese dhe nuk ka arritur të përmbushë interesin publik pasi edhe në rastet kur janë shkarkuar, por sidomos për rastet e konfirmimit në detyrë, ky tregues është vlerësuar shumë keq ose nuk është vlerësuar siç duhet.

A është futur në kolaps sistemi i drejtësisë si pasojë e vetingut nga lart – poshtë të gjyqtarëve dhe prokurorëve?

Normalisht, vlerësimi nga lart – poshtë rezultoi një metodologji e gabuar që na la pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë. Unë gjykoj qe më mirë të kishim ato gjykata me gjithë problemet që kishin sesa të mos kishim fare gjykata sikurse tani që ka krijuar një ambient ideal që shumica aktuale të abuzojë me aktet administrative dhe legjislative në mungesë të një kontrolluesi. Nga ana tjetër, kjo krizë më së shumti nuk ka ardhur si pasojë e kësaj metodologjie sesa si pasojë e mosveprimit me dashje të Kuvendit, KLGJ, KED dhe faktorëve të tjerë, të cilët dukshëm vërtetojnë që nuk duan që të bëhen sa më shpejt funksionale Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese, pasi ka zvarritje dhe pengesa artificiale dhe dukshëm të qëllimshme. Në të njëjtën kohë, faktori tjetër më i rëndësishëm për kolapsin në gjykata në tërësi dhe posaçërisht në ato të Apelit është mungesa e një mekanizmi për zëvendësimin e menjëhershëm apo brenda një kohë të shkurtër të vendeve të lira që krijohen nga largimet. Kjo, pasi sistemi nuk mund ta realizojë një gjë të tillë me Shkollën e Magjistraturës, por duhet të hapet për prurje të reja nga profesionet e lira, akademia etj. Kjo gjë do të sillte edhe një mendim ndryshe në gjyqësor dhe do të ndryshonte frymën dhe mentalitetin e tij në raport me zhvillimin demokratik të tij.

Si i mendoni pasojat që kanë prodhuar mungesat e krijuara në sistemin e drejtësisë?

Lexo edhe :  Operacion antidrogë në Divjakë/ Arrestohen tre persona, shoqërohen 10 të tjerë (EMRAT)

Pasojat janë tepër të rënda pasi koha e gjykimit është dyfishuar dhe në disa gjykata edhe trefishuar. Kjo bën që praktikisht nëse një paditës është në moshën 60 apo 65-vjeçare, është shumë e mundshme që ai të vdesë para sesa çështja të gjykohet në Gjykatën e Lartë. Kjo ka sjellë mungesë sigurie juridike dhe frikë për këdo duke përfshirë investitorët e huaj, të cilët e shohin këtë një problem serioz. Problematika më e rëndë sidomos krijohet me proceset penale të cilat nuk marrin zgjidhje nga Gjykata e Lartë sikurse edhe disa çështje të karakterit unifikues apo ndryshues të praktikës që janë si për procesin civil ashtu edhe penal etj.

A mendoni se SPAK po vuan kolapsin e krijuar nga vetingu, duke hetuar çfarëdolloj çështjeje dhe mund t’i lërë mënjanë ato që lidhen me krimin e organizuar dhe hetimin e zyrtarëve të lartë?

Hetimi i çfarëdolloj çështjeje nuk lidhet me kolapsin e krijuar nga vetingu, por me kompetencën lëndore të SPAK-ut, e cila që kur është përcaktuar në paketën e reformës në drejtësi dhe në Kodin e Procedurës Penale, ka parashikuar të gjitha veprat e korrupsionit duke mos e kufizuar në vetëm te korrupsioni i subjekteve të posaçme apo zyrtarëve të lartë. Kjo çoi që menjëherë pas krijimit një numër shumë i madh çështjesh iu transferuan nga prokuroritë e rretheve te SPAK dhe përbën një ngarkesë të papërballueshme nga kapacitetet aktuale të SPAK-ut. Kolapsi ka krijuar problem me SPAK-un vetëm për sa i përket kufizimit të numrit të anëtarëve në një numër tepër të vogël për të përballuar misionin e madh që i ka ngarkuar ligji. Nga ana tjetër, SPAK veproi gabim në lidhje me dosjen “184”, e cila së pari përfshin zyrtarë të lartë me imunitet që, sipas nenit 75 të K.Pr.P., është kompetencë e SPAK-ut dhe në të njëjtën kohë jemi para një çështje që nuk është kryer asnjë veprim hetimor përves zbardhjes të disa dhjetëra disqeve me materiale përgjimi nga disa qindra që janë, nuk është pyetur askush etj. Pra në këtë kuptim nuk mund të thuhet që ne nuk jemi kompetentë pa hetuar dhe parë se cilat subjekte përfshihen dhe cilat janë veprat penale që dalin që janë kryer. Për mua është thjesht një heqje dorë nga një çështje me ngarkesë politike, por që shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën e madhe që fshihet pas krimit elektoral të disa dekadave.

 Me volumin e çështjeve, a mund të jetë efikas SPAK-u për të hetuar zyrtarët e lartë dhe nëse jo, çfarë duhet bërë në këtë rast?

SPAK, me numrin aktual të prokurorëve, burimet njerëzore aktuale dhe në mungesë edhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, e ka të pamundur ta përmbushë misionin e tij dhe në fakt funksionimi aktual e vërteton më së miri këtë fakt. Gjykoj që gabimi i bërë në lidhje me kompetencën lëndore duhet të korrigjohet duke e kufizuar kompetencën vetëm për korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe subjekteve të posaçme. Ndërkohë, duhet urgjentisht të trefishohet numri i prokurorëve, të cilët mendoj se mund të ndihmohen me këshilltarë ligjorë sikurse është bërë për gjykatat. Po ashtu, duhet të forcohet infrastruktura teknologjike dhe burimet njerëzore administrative dhe ato të tjera në ndihmëse. Pa këto masa, SPAK do të mbetet vetëm një ide dhe një dëshirë e mirë, por asnjëherë nuk do të jetë SPAK që presin të gjithë shqiptarët dhe miqtë dhe partnerët tonë ndërkombëtarë.

Intervistoi: Bardhi Quku

Të fundit

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët...

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Do të lundrojnë në para/ Shenjat e horoskopit të favorizuara financiarisht në muajin mars

Financat janë një çështje e madhe për të gjithë tani, por tre shenjat e horoskopit që tërheqin bollëkun financiar gjatë marsit 2025 mund të...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Lajme të tjera

Web TV