Hidrokarburet, Washingtoni interesohet për tregun shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompanitë amerikane pritet të bëhen pjesë e tregut shqiptar në fushën e hidrokarbureve. Lajmin e bën të ditur ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku përmes një postimi në rrjete sociale pas një takimi me Sekretarin Brouillete në Washington.

“Me Sekretarin Brouillete në Washington, diskutuam mbi planet e së ardhmes për zhvillimin energjetik në vend, mbi mbështetjen që Departamenti i Energjisë do të jap në vazhdimësi për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë e mbi të gjitha diskutuam për forcimin e partneritetit strategjik mes SHBA dhe Shqipërisë përmes zhvillimit ekonomik, investimeve amerikane në fushën e gazit të lëngshëm dhe hidrokarbureve, por dhe më gjerë. E çmoj dhe vlerësoj mbështetjen e jashtëzakoshme që DOE dhe veçanërisht Sekretari Brouillete po na ofron në një moment vendimtar për sektorin energjitik në vend”-shkruan Balluku në facebook.

Ministrja Balluku e vuri në dijeni Sekretarin Brouillete për angazhimin e qeverisë Rama, për të krijuar një klimë të favorshme për investimet e huaja përmes procedurave transparente dhe konkurrencës së drejtë. Ajo e garantoi Sekretarin Brouillete se investitorët amerikanë do të gjejnë në Shqipëri mbështetjen e qeverisë për të bërë biznes në kushte optimale.

Iniciativa të rëndësishme në fushën energjetike, të cilat mund të shërbejnë pozitivisht në nxitjen e sektorit në vend, si P-TEC (Partnership for Transatlantic Energy Cooperation), apo OCGI (Oil and Gas Initiative) janë çështje me interes të prezantuara nga Departamenti i Energjisë, të cilat po merren seriozisht në konsideratë.

Takimi u zhvilluan në Këshillin e Atlantikut dhe më pas Sekretari Amerikan i Energjisë, Dan Brouillete mbajti një fjalim para 300 të ftuarve. Gjatë fjalës ai theksoi se ndër prioritetet e tij është bashkëpunimi ndërkombëtar për të mundësuar siguri energjetike dhe burime energjetike të sigurta, të qëndrueshme dhe me çmime konkurruese në Evropë, e kryesisht në atë Lindore.

Lexo edhe :  A po rritet realisht ekonomia shqiptare? Shifrat tregojnë disa "po" dhe disa "jo"

Takimi i ministres Balluku me Sekretarin Amerikan të Energjisë vjen vetëm pak ditë pasi Departamenti i Energjisë në partneritet më MIE organizoi në Tiranë një tryezë mbi hulumtimin e “Potencialit të penetrimit dhe aplikimit të Gazit të Lëngshëm Natyror në Europën Qendrore dhe Lindore”. Muajt e fundit ka pasur një numër të shtuar të takimeve dhe diskutimeve midis ministres Balluku dhe zyrtarëve të lartë amerikanë të fushës së energjisë, çka tregon qartazi për një interesim të rëndësishëm të SHBA në këtë sektor strategjik.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV