Karta që po luan BE me integrimin/ Shqipëria në vend të Britanisë së Madhe

A girl plays with pinwheels on April 16, 2016 in Tirana's central square park, during an event entitled "which way does the wind blow" organized by Tedx Tirana . / AFP / GENT SHKULLAKU (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images)

Ndryshe nga viti i kaluar kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk morën dritën jeshile pë të hapur negociatat me Bashkimin Evropian, në 2020 duket se do t’i jepet një shtysë tjetër procesit të integrimit. Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, me shumë gjasa mund të çojë në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Eksperti francez mbi politikat e integrimit të Bashkimit Evropian dhe njëherësh ish-pedagog i Sorbonës, John Loland, thekson se “Procesi i zgjerimit i cili ka qenë në zhvillimin të vazhdueshëm, por pasoi me një ndalesë të vogël vitin e kaluar kryesisht për shkak të kundërshtimit të Francës, tashmë mendohet që këtij zgjerimi t’i jepet një shtysë më e madhe që pas largimit të Britanisë së Madhe nga Unioni” , deklaron Loland.

Eksperti për integrimin evropian dhe të drejtën penale ndërkombëtare vijon analizën e tij duke e cilësuar Shqipërinë si qendrën e trafikut të drogës në Evropë për dekada të tëra, ku raportet e shumta e kanë përshkruar si “Kolumbia e Evropës”.

Kur bëhet fjalë për Maqedoninë e Veriut Loland tregohet më i butë. Por shpjegon faktin se 30 për qind e popullsisë së vendit është shqiptare. Ndërsa ai beson se ka shumë gjasa që deri në 2025 Kosova t’i bashkohet Shqipërisë.

Për më tepër, Kosova do të jetë e ftuar në Samitin e Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet në Kroaci në muajin maj. Kosova, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, përbëhet nga 90 për qind e popullsisë shqiptare, e cila vepron si pjesë e Shqipërisë. Deri në vitin 2025, do doja të shihja që Shqipëria dhe Kosova të bashkoheshin me njëra-tjetrën”, shprehet Loland, ish-pedagogu i Sorbonnës.

Lexo edhe :  BIRN: Edhe me Veliajn në burg, opozitës i duhet ‘një mrekulli për Tiranën’

Vala e parë e anëtarëve të rinj nga Ballkani Perëndimor që do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, është vetëm një pjesë e planit afatgjatë për integrimin e të gjithë  rajonit, përfshirë Serbinë dhe Bsonje-Hercegovinën.

Është e pamundur të imagjinojmë se çfarë përfitimesh do të ketë Bashkimi Evropian për të afruar në gjirin e familjes së saj vendet më të varfra dhe të brishta të Evropës për të kompensuar largimin e Britanisë së Madhe, përveç faktit nëse i kushtojmë vëmendje asaj që thonë vendimmarrësit e BE-së. Me pak fjalë, zgjerimi i BE-së në Ballkan nuk ka asnjë lidhje me interesat ekonomike por me gjeopolitikën”, përfundon Loland./Fjala.al/