Nga sherri në Korçë te golat e Kukësit, ja çfarë ndodhi në Superligë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sapo janë mbyllur dy nga ndeshjet e ditës për Kategorisë Superiore dhe duket se kemi pasur të bëjmë me raste shumë të ndryshme nga njëri-tjetri.

Ndërsa Kukësi ia ka dalë që të triumfojë me rezultatin 3-1 ndaj ekipit të Laçit në një takim që mund të konsiderohet i qetë ndeshja midis Skënderbeut dhe Bylisit ka qenë plot trazira të cilat çuan dhe ndërprerjen e takimit për disa minuta me radhë, por në fund u mbyll me barazimin 1-1.

Verilindorët e Kukësit ia dolën që të merrnin fitore dhe për më pak se 24 orë të riktheheshin në krye të renditjes së kategorisë duke zbritur sërish Tiranën në pozicionin e dytë.

Seria e golave të kryesuesve të Superligës u hap nga Kristal Abazaj në minutën e 39-të të lojës, duke barazuar Laçin që kishte kaluar në avantazh me golin e Kyrian Nëabuezes në minutën e 36-të të lojës.

Më pas verilindorët ia kanë dalë të përmbysin rezultatin e parë të ndeshjes duke shënuar për herë të dytë në minutën e 68-të me anë të Vasil Shkurtit. Ndërsa verdikti final u përcaktua nga goli i Valon Ethemit në minutën e 79-ë të lojës.

Ndërsa takimi midis Skënderbeut dhe Bylisit nga ana tjetër ishte plot aksion, por jo në aspektin e lojës më shumë sesa në atë të konflikteve në fushë.

Takimi u ndërpre në minutën e 68-të të sfidës pasi lojës ka ndodhur një rast në zonën e mallakastriotëve që u konsiderua penallti.

Vendimi i arbitrit ka tërbuar lojtarët e Bylisit dhe presidentin Besnik Kapllanaj, i cili i ka kërkuar skuadrës të dalë nga fusha, ndërsa më pas trajneri Dovedan ka debatuar me Pollozhanin, teksa pjesa më e madhe e lojtarëve të ka ndjekur urdhrin e kreut të klubit.

Lexo edhe :  Klubi spanjoll ofron 8 mln euro për Asllanin, Interi heziton...

Ndër ta vetëm tre lojtarë kanë qëndruar për të mbrojtur zonën bashkë me portierin Hidi. Kjo ngjarje ka acaruar së tepërmi edhe trajnerin e Skënderbeut, Dajën, i cili është tejet i nxehur dhe ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së kolegut të tij, teksa situata është qetësuar pas disa minutash dhe takimi ka rifilluar.

Rikujtojmë se presidenti i Bylisit është pezulluar me dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës dhe nuk dihet ende se çdo ndodh pas serisë së sotme

Kjo ndeshje u mbyll me barazim ku duhet theksuar se të parët që kaluan në avantazh ishin korçarët që shënuan me anë të Bruno Ditës në minutën e 69-të, ndërsa barazimi erdhi vetëm në minutat e fundit të lojës me anë të golit të Sverios./Fjala.al/Katerina Tafa/

 

Të fundit

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

“Perëndimi të pranojë realitetin në Ukrainë”, Rusia nuk lëshon pe

Rusia nuk kërkon armëpushim në Ukrainë por një paqe të qëndrueshme. Këtë fakt e ka bërë të ditur, Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov...

Shkarkimet e drejtorëve nga Rama, kryebashkiaku Dredha: Kemi bërë analizë dhe…

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha në “Ditarin Qendror” i dha përgjigje disa pyetjeve lidhur me raportin e tij me kryeministrin, pasi edhe sot Edi...

Lajme të tjera

Web TV